Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse KQZ publikon shkeljet e DHL pas procesit të ankimimit

21/06/2025
Pse KQZ publikon shkeljet e DHL pas procesit të ankimimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka ngritur sërish shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar vota e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, duke hedhur akuza të forta për parregullsi dhe shkelje të rënda të kuadrit ligjor.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, theksoi se një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e detyrueshme të votuesve nga jashtë vendit, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor.

“Janë konstatuar viza, pika, iniciale apo simbole pa asnjë vlerë identifikuese, ndërsa në shumë raste mungon krejtësisht çdo formë nënshkrimi. Ka gjithashtu dorëzime të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze për manipulim,” tha Vangjeli.

Sipas saj, provat e vetë KQZ-së tregojnë se nuk janë përmbushur tre elementët themelorë ligjorë për vlefshmërinë e votës së Diasporës: Votimi individual; Dërgimi në adresën e regjistruar të zgjedhësit; Nënshkrimi pas identifikimit me dokument.

“Në mungesë të këtyre kushteve, votat e Diasporës janë të pavlefshme dhe të paligjshme, duke e çuar procesin në zero,” deklaroi ajo.

Burime nga KQZ kanë konfirmuar për mediat se nuk do të bëhet pagesa për zarfet pa nënshkrime, por PD kërkon më shumë: përgjegjësi institucionale dhe transparencë të plotë.

“Pse KQZ nuk verifikoi nënshkrimet më herët, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura? Pse listat e dorëzimeve për çdo shtet nuk u bënë publike që më 15 maj? Pse provat nga shtete si SHBA, Britania, Gjermania dhe veçanërisht Italia, me mbi 91 mijë votues, u dorëzuan vetëm pasi KAS kishte rrëzuar ankimimet tona?” pyeti Vangjeli.

Ajo e cilësoi “të papranueshme” që KQZ t’i referohet tani shkeljeve të DHL-së, vetëm pasi çështjet janë mbyllur institucionalisht.

Sipas saj, për javë të tëra KQZ dhe DHL kanë refuzuar transparencën, duke penguar aksionin ligjor të subjekteve zgjedhore dhe duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në fund të deklaratës, PD kërkoi që KQZ të japë përgjigje për masat që ka marrë për të garantuar ligjshmërinë, arsyet e mosveprimit dhe mungesën e transparencës. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.