Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer”

13/06/2025
“Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi në Tiranë.

“Por do paraqes prapë një akt tjetër se si Altin Troplini fle mbi dosjet e krimit.
Se si i akuzuari nga Nuredin Dumani, Krenar Guçe, si oficer ndërlidhës i bandës, bashkëpunëtor i bandës, sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, emërohet zëvendësdrejtor i policisë në qarkun e Elbasanit për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral, për lidhjet e tij me kartelin e Suel Çelës dhe banda të tjera.
Këto janë njoftime në media, të cilat datojnë me 6 shkurt 2025.
Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor të krimit.
Gjatë procesit gjyqësor me dyer të mbyllura, i pandehuri i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit.
Dumani ka deklaruar se oficeri Krenar Guçe informonte anëtarët e grupeve kriminale për lëvizjet e objektivave.
Ai ka specifikuar se Krenar Guçe njoftonte Henrik Hoxhajn, një anëtar i grupit kriminal, i cili më pas ia përcillte informacionin e tij.
Njoftonte për lëvizjet e Elton Kiles- një nga detyrat e oficerëve kriminelë në radhët e policisë është të survejojnë dhe të ndjekin rivalët e bandave- dhe më pas Henrik Hoxhaj më informonte mua për lëvizjet e shënjestres, ka mundësi që ky Kile të jetë shënjestra, mësohet të ketë thënë Dumani në dëshminë e tij, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Pra, në mënyrë të përsëritur, kam deklaruar se balozët e krimit në prokurorinë speciale flenë mbi dosje krimi.
A mund të imagjinoni ju, sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.
Dëgjoni gjer ku shkon urrejtja e njeriut që nga mëngjesi gjer në darkë, ushqehet me urrejtjen e tij shpirtërore.
Pra, Ilir Meta mbahet në qeli absolutisht pa asnjë fakt penal dhe i zgjatet për herë të dytë hetimi, dhe ndëshkohet në qeli, kurse Krenar Guçe, ndërmjetësi i Nuredin Dumanit, i ngarkuar për të ndjekur Nuredinin për anëtarët e bandës rivale, lartësohet në zëvendësdrejtor dhe nuk arrestohet nga Altin Troplini.
Se nuk duhet të fyejmë emrin Dumani me emrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini.
A mund të imagjinoni ju një drejtësi të tillë?
Ky është rasti më flagrant i bashkëpunëtori të Dumanit me krimin.
Sepse Guçe i paguan Dumanit aq sa ju nuk e merrni me mend.
Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë.
Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini”, deklaroi Berisha. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.