Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Pema këngëtare” një libër për fëmijët pa mbështetje

30/05/2025
“Pema këngëtare” një libër për fëmijët pa mbështetje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në prag të 1 Qershorit, festës së fëmijëve, një libër që i kushtohet mbështetjes së fëmijëve pa kujdes prindëror ose që rrezikojnë ta humbasin atë është publikuar këto ditë. Bëhet fjalë për “Pema këngëtare” të shkrimtares së njohur për fëmijë Rovena Rrozhani.

“Pema Këngëtare” është një ftesë për të besuar në ëndrrat tona, për të dhuruar dashuri dhe për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë. Të ardhurat nga shitjet e këtij libri shkojnë në mbështetje të fëmijëve pa kujdes prindëror apo që rrezikojnë ta humbasin këtë kujdes.

Libri rrëfen historinë e një peme që ëndërron të bëhet këngëtare dhe një zogu që është në në kërkim të një strehe për të jetuar. Me mesazhet për miqësinë, mbështetjen e fëmijëve në vështirësi dhe mjedisin, shkrimtarja rovena Rrozhani sjell librin e saj më të fundit në prag të 1 qershorit. Libri vjen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, me përkthimin e Klodiana Skendaj, ndërsa ilustrimet janë të piktores Blegina Bezo. Redaktimi mban emrin e shkrimtares së njohur për fëmijë, Adelina Mamaqi.

Libri u promovua në një aktivitet të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të bankës Credins, SOS Fshatrat e Fëmijëve nën drejtimin e moderatores së njohur Enxhi Nasufi. Për fëmijët e komunitetit, u shpërndanë dhurata të ndryshme bashkë me librin “Pema Këngëtare”. Nën një atmosferë të ngrohtë dhe shumë të bukur, fëmijët patën mundësinë të bënin pyetje, të shprehnin mendimet dhe të ndanin emocionet për librin e ri. “Pema Këngëtare” vjen nën logon e shtëpisë botuese “Mediaprint” dhe gjendet në të gjitha libraritë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026
Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.