Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Partia ‘Mundësia’ siguron mandatin e dytë në Tiranë pas 6 ditë ndeshje numrash me PD

17/05/2025
Partia ‘Mundësia’ siguron mandatin e dytë në Tiranë pas 6 ditë ndeshje numrash me PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Mundësia ka siguruar përfundimisht mandatin e dytë në Tiranë pas një ndeshje 6 ditore numrash mes saj dhe PD që priste mandatin e 14.

Përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj, ka ndarë një foto me ekipin e tij, ndërsa shkruan se “e pamundura ndodhi”.

“Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë”, tha ai teksa falenderoi të gjithë për kontributin dhe mbështetjen.

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur.

Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.

Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve.

Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje”, shkruan Shehaj.

Ndërsa deputeti i dytë Erald Kapri falenderon të gjithë ata që mbrojtën vptën e ‘Mundësisë’.

“Ky mandat nuk është i imi, është i të gjithë atyre që besuan te MUNDËSIA, te vota që nuk shkon dëm, te vota që sjell ndryshim.
Ky është mandati i çdo qytetari që beson se politika mund të bëhet ndryshe.
E mbrojtëm çdo votë, siç ju premtuam, deri në fund.
Do jem zëri juaj, vendosmëria juaj dhe shpresa juaj në Kuvend, modeli ndryshe që keni kërkuar në politikë.
Rrugëtimi sapo ka nisur.
Me përgjegjësi, me përulësi, me besim.
Faleminderit Agron, Barbara, Anxhela, Dori, Klodi, Albi, Anxhelo, Fatmir, Gjergj, Bled, Blerim, Xhon, Nok, Elisa, Ardi, Xio, Gimi, Irdi, Redina, Suela, Arbër e qindra aktivistëve tanë që nuk lanë asnjë votë pa numëruar”, ka shkruar Kapri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

03/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.