Gazment Bardhi i ka kujtuar Belinda Ballukut burgun e grave në Pojskë pas vendimit të GJKKO që e shpalli të pafajshëm për akuzat për shpifje nga KESH.
Bardhi denoncoi kohë më parë në lidhje me abuzimin me 180 milionë e ministres së Infrstrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, me shitblerjen e energjisë elektrike.
“Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!”, shkruan Bardhi.
POSTIMI I BARDHIT/ SPAK dhe GJKKO shpallën se nuk ka asgjë të pavërtetë në deklaratën time publike se Belinda Balluku ka abuzuar plot 180 milion euro me aferën e shitblerjes së energjisë! Unë pres që SPAK të bëjë detyrën dhe ti shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP! m.k





