Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilltari amerikan, Philip Griffin: Kam shumë vite në politikë, por nuk kam parë asnjë të punojë kaq shumë sa Dr. Berisha

04/05/2025
Këshilltari amerikan, Philip Griffin: Kam shumë vite në politikë, por nuk kam parë asnjë të punojë kaq shumë sa Dr. Berisha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilltari kryesor i Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin tha sot në fjalën e tij në Tropojë, se ka shumë vite në politikë, por nuk ka parë asnjë të punojë kaq shumë sa Dr. Berisha.

FAJALA E GRIFFIN/ Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit!
Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që ju keni më 11 maj.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Ne bëmë histori në Amerikë në nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu.

Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë.

Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori. a.b

Po ndodh

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej