Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit

04/05/2025
Berisha: Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit. Berisha u prit me entusiazëm sot në Tropojë ndërsa në qendër të qytetit të Bajram Currit u mbajt një miting i madh.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nuk do ta harroj ndonjëherë, kur një deputet i Shkodrës i kërkon llogari në parlament Lubi Ballukut, dhe i thotë: po pse nuk po e ndërtoni rrugën Vau i Dejës-Koman? Cila ishte përgjigja? Dëgjojeni miq. Përgjigja ishte se, ne ndërtojmë vetëm rrugë turistike. Se, sipas saj liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit, lumi i Shalës, Valbona, Alpet, nuk janë destinacione turistike. Ato janë të fshira nga harta.
Miq, asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ju ka diskriminuar ju, banorëve të Tropojës dhe veriut, siç ju ka diskriminuar Edi Rama.
Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po, ndaj dhe u shpjegoj unë se çfarë ka ndodhur.
Është e vërtetë që këtu s’kanë nis para ata. Përfundoi nja 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, shtroi asflatin se stabilizanti ishte i shtruar dhe tjerat absolutisht aty ishin.
Në zona tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo. Unë dje isha në Gramsh. Një rreth që e njoh. Një rreth, një malësi me potenciale të mëdha turistike, plot ujëra, një rreth shumë i përshtatshëm për shumë llojë pemësh. Mesjetë, ju betohem mesjetë e vërtetë në shumicën e fshatrave. Asnjë investim. Zero investim.
Dhe, të gjithë banorët e të të dyja anëve të liqenit të Banjës, tokat pa vaditje. Pse?
Se paratë i vjedh nomenklatura e shpifur e kësaj qeverie,e inkriminuar gjer në palcë. Se paratë i vjedhin Erion Veliajt, i vjedh Tërmetët, i vjedhin Becët, i vjedhin me radhë e me radhë, të mos ua them emrat. Dhe qytetarëve, mos mendoni ju se kanë përfituar ndonjë gjë.
Jo, absolutisht qytetarët, njëlloj sa ju kanë përfituar. Shkon në Vlorë e u thotë: unë në Vlorë kam investuar 1 miliardë e 230 milionë euro.
Po, në Vlorë ka vjedhur vetëm tunelin e Llogarasë 60 milionë. Në Vlorë, me aerodromin e Vlorën ka gjobitur çdo shqiptar miliona euro në vit, duke dnarë para me të korruotuarit. Vlora pa ujë, pa kanalizime, dhe tani së fundmi i është vërsulur lumit të Vlorës, si kuçedër për t’ua shterrë ujin dhe për ta bërë shkretëtirë luginën.
Ky është Edi Rama për Vlorën, pra. Është një armik për Tropojën, një armik për Vloërn, një armik Gramshin, një armik për shqiptarët kudo që janë.
Jo miq, ne do i rikthehemi edhe Vlorës, edhe Tropojës, edhe Gramshit, edhe Kolonjës, edhe Tepelenës, Mallakastrës e kudo.
Së pari, do u rikthejmë paratë të taksave të shqiptarëve. Se ky është një ligj për çdo qeveri që zgjidhet nga populli i vet. E kam thënë, ua përsëris edhe këtu.
Në vitin 2013, pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.
Sot pensioni mesatar në Mal të Zi është 450 mijë lekë. Në Shqipëri është 172 mijë lekë. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.