Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, goditet fushata e PS dhe Ramës me mjetet e qeverisë

29/04/2025
Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, goditet fushata e PS dhe Ramës me mjetet e qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Franc Nuri

Një dokument alarmant i organizatës që vëzhgon zgjedhjet në botë, i publikuar sot, i vlerëson si të papërshtatshme  kushtet ku do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, duke folur për ‘polarizim ekstrem politik’, i ardhur nga  një ‘Reformë zgjedhore e njëanshme dhe pa konsultim publik’.

Ky është leximi i raportit paraprak të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.

“OSBE thekson se shumica e sugjerimeve për përmirësim të procesit zgjedhor bërë nga kjo organizatë mbeten të pazbatuara.

Në këtë logjikë vijojnë problemet e përhershme nën Edi Ramën si ‘keqpërdorimi i aseteve publike për qëllime elektorale dhe presioni ndaj punonjësve të administratës’.

Raporti nuk rri pa përmendur edhe ata me të cilët kryeministri mburret, ‘rrjetet e patronazhistëve’ si formë ndikimi politik.

Po ashtu shqetësues paraqitet përdorimi i të dhënave personale në mënyrë të paligjshme, të cilat raporti i quan ‘abuzime’.

Media konsiderohet e politizuar dhe e përqendruar në pak duar. ‘Media është e lidhur me interesa të afërta me qeverinë, duke kompromentuar pluralizmin mediatik’, thotë raporti që nuk lë pa cekur edhe vetëcensurën dhe presionin ndaj gazetarëve përfshirë sulme verbale apo ndjekje penale.

OSBE kritikon edhe ndalimin e Tiik Tok nga kryeministri Rama dhe censurën digjitale duke e konsideruar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Pa e përmendur me emër, por duke nënkuptuar qartësisht kryeministrin, raporti flet për ‘fushatë që karakterizohet nga sulme personale dhe mungesë diskutimi për politika publike’.

OSBE-ODHIR prek edhe një plagë të zgjedhjeve, që është mungesa e ndëshkueshmërisë për shkeljet dhe manipulimet zgjedhore, sic është provuar dhe nga dosjet 339 dhe 184.

Raporti thekson se KQZ ka identifikuar dhjetëra shkelje, por shumë pak masa ndëshkuese janë marrë”, theksoi në një deklaratë drejtuesi i departamentit të drejtësisë, Franc Nuri.

Partia Demokratike duke falënderuar misionin vëzhgues të OSBE-ODHIR për punën, i kërkon Parlamentit Europian dhe organizatave të zgjedhjeve dhe lirisë së shprehjes të shtojnë presionin mbi Edi Ramën, një shkelës recidivist dhe manipulues i proceseve zgjedhore, theksoi Nuri. a.b

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej