Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha nga Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar, opozita e fortë në kancelaritë e BE dhe Uashington

29/04/2025
Berisha nga Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar, opozita e fortë në kancelaritë e BE dhe Uashington
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha në një intervistë nga nga Valencia ku ndodhet në Kongresin e PPE tha se koha e Edi Ramës ka përfunduar, opozita është në sulm frontal, zëri i saj tani ushton fuqishëm në kancelaritë e BE dhe Uashington. Ai foki plr syri tv në lidhje me fjalën e tij në kongres dhe interesin e mbi 2000 pjesëmarrësve në lidhke me zhvillimet në Shqipëri.

SYRI TV: Përveç fjalimit që mbajtët në Samitin e PPE, ku ka qenë fokusi edhe në takimet informale dhe çfarë arrin PD, me këtë fjalim ditën e sotme, një fjalim i fortë i mbajtur nga ana juaj.
Sali Berisha: Fjala në një audiencë prej mbi 2000 dinjitarësh, zyrtarë të niveleve më të larta dhe udhëheqësish të partive politike të qendrës së djathtë këtu, ka një rëndësi, mendoj unë, shumë te veçantë për paraqitjen e situatës në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, siç është Shqipëria.
Argumentet që unë paraqita, faktet u pritën siç e patë ju, me ovacione dhe me interes të veçantë. Me dhjetëra, dhjetëra miq të njohur, por dhe personalitete të panjohura më përgëzuan për parashtrimin që i bëra situatës dhe natyrisht garancisë që paraqita se, forca politike që përmbysi diktaturën më staliniste të Europë, do të përmbysë dhe narkodiktaturën e parë dhe të vetme në Europë, me ndihmën e Partisë Popullore Europiane.
Këtu takova kryeministra, kryetarë partish, miq të vjetër, të njohur, natyrisht komentet për fjalën time, ishin shumë mbështetëse dhe me shumë mbreslënie, tek secili prej tyre që kishte dëgjuar.
Pata rastin të takoj, kryeministrin Mitsotakis shkurtimisht dhe bisedova në këmbë me të për situatën, por dhe miq të tjerë të vjetër, të çmuar. Me një fjalë, konsideroj se në këtë kuvend, më i rëndësishmi që mblidhet në Europë, bëmë avokatin e kauzave të drejta të opozitës shqiptare. Qëllimi im ishte ky dhe kemi mbështetje shumë të madhe.

SYRI TV: Kur thoni mbështetje zoti Berisha, e keni fjalën edhe për mbështetje edhe procesin elektoral të datës 11 maj?
Sali Berisha: Padiskutim, edhe për procesin elektoral dhe për zhvillimet e mbas procesit elektoral, mbasi opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshmë që Shqipëria të progresojë drejt BE-së.
Pra një roadmap të shkurtër të opozitës në pushtet.

SYRI TV: Ju në Shqipëri zhvilloni disa takime intensive duke parë dhe fushatën elektorale. Me këto takime ditën e sotme, me këtë fjalim mund të quhet e kompletuar dhe sa i takon marrëdhenieve me jashtë të Sali Berishës, për këtë fushatë para zgjedhjeve parlamentare.
Sali Berisha: Me këtë takim mendoj se, u arrit një nivel i ri mbështetje dhe mbështetje e fuqishme, sensibizilimi për situatën në Shqipëri dhe për të gjithë popullin opozitar. Me këtë takim, gjithashtu ju bë autopsia publike e narkoshtetit të Edi Ramës. Kështu që e quaj një fat që rastisi pikërisht në këtë periudhë ky kongres më i madhi që zhvillohet në Europë dhe kam besim se ishte një kontribut real në fitoren e opozitës.

SYRI TV: PD tashmë i ka rregulluar rrugët e komunikimit me Partitë Popullore Europiane dhe partitë që aderojnë aty, sa i takon dhe informacioneve që ju kanë shkuar gjatë këtyre viteve, pasi dhe më herët keni denoncuar se, jashtë Shqipërisë, ndërkombëtarët keqinformohen nga Edi Rama.
Sali Berisha: Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Shtetet e Bashkuara. Të themi të vërtetën.

SYRI TV: Në ç’kuptim z. Berisha se ka një interes sa i takon SHBA-së.
Sali Berisha: Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës.
Unë e kuptoj që kanë shumë të drejtë që janë shqetësuar. Shumë gjëra unë i kam thënë edhe gjatë fushatës, do të shohin keq ata që janë përpjekur të shkelmojnë vullnetin e shqiptarëve, votën e lirë të tyre. Ata të cilët kanë përdorur pushtetin për pasurim, etj.
Pra, opozita është në sulm të plotë, total, frontal.

SYRI TV: Jeni rikthyer në CDU, riktheheni në drejtim të opozitës, ku rikthehet Sali Berisha në stacionin tjetër, pra cili është rikthimi tjetër. Riktheheni në PPE sërish.
Sali Berisha: Tani rikthimi në PPE shënon rikthimin përfundimtar do të thosha, në kuptimin që para dy ditësh ju e patë që në Shqipëri erdhi delegacioni i fuqishëm i qendrën Ndërkombëtare Demokrate, me nënkryetarët e saj, me sekretarin ekzekutiv që i shprehën solidaritetin e plotë PD-së.
Unë mendoj se, interesante. Ne themi aty nisi, aty mbaroi, tani duhet të themi aty mbaroi, aty nisi. Pra, unë në Spanjë kam marrë pjesë në kongresin e fundit të PPE-së, dhe koha e solli tani të rikthehem fuqishëm me një fillim tjetër në Partinë Popullore Europiane. a.b

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej