Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha me studentët e mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60

25/04/2025
Berisha me studentët e mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me studentët e mjekësisë. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60, tha ai gjatë bisedës.

ARGUMENTAT/ Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Këtu jemi ne.

Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.
Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.
Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.
Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv.
Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike.
Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.
Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!
Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet.
Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër.
Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe.
Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë.
Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë.
Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë.
Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht.

Pra, kjo është një situatë në themel shumë e vështirë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.