Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIMET/ Vrasja në Lezhë dhe plagosjet në Tiranë kanë lidhje. Makina me 4 persona, ngatërrim shënjestre?

18/04/2025
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin, ku katër persona, mes tyre dy të mitur, kanë mbetur të plagosur pas një breshërie plumbash ndaj një automjeti luksoz tip G-Class në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku sipas burimeve nga policia, dy persona të armatosur që lëviznin me motor kanë ndjekur dhe qëlluar në drejtim të makinës tip Mercedes Benz G-Class, brenda së cilës ndodheshin katër pasagjerë. Mes të plagosurve janë A.S., 34 vjeç, i cili ishte shoferi i automjetit, K.M., 19 vjeç, si dhe dy të miturit D.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi mësohet se i mituri D.D. kishte festuar ditëlindjen e tij vetëm pak orë më parë.

Pavarësisht plagëve të marra, shoferi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të udhëtojë deri në zonën e Lundrës, ku më pas ka humbur ndjenjat për shkak të gjakderdhjes. Kalimtarë të rastësishëm kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja. Deri tani dyshohet se atentati në Tiranë mund të jetë rezultat i një ngatërrimi shënjestre dhe mund të ketë lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur vetëm një orë e gjysmë më parë në Lezhë.

Në atë atentat, që ndodhi rreth orës 20:00 në fshatin Planë të Lezhës, u vra me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i ekzekutuar në maj të vitit të kaluar në Greqi. Dyshimet janë se objektivi i atentatorëve në Tiranë ka qenë bashkëshortja e Roan Brahimit, e cila përdor një automjet të ngjashëm me atë që u qëllua dhe jeton në të njëjtën zonë me personat e plagosur.

Hetimet janë në fazë intensive. Gruaja e Brahimit ndodhet aktualisht në Lezhë për homazhet ndaj vjehrrit dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia, e cila pritet ta thërrasë pas përfundimit të ceremonisë mortore.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurve është si më poshtë:

•D.D., 11 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kraharor.

•K.M., 19 vjeç, është jashtë rrezikut dhe i shtruar në një spital privat.

•M.D., 17 vjeç, ka marrë plagë në dorë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

•A.S., 34 vjeç, ka pesuar disa plagë të lehta në krah dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton të dyja ngjarjet si pjesë të një zinxhiri ngjarjesh të lidhura me larje hesapesh ose gabim në identifikimin e objektivit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
Berisha: Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kërkuar për drogë në Itali

SAMI NEZA/ Pse do të vinte ai telegram nga Trump edhe po të ishte Tërmet Peçi kryeministër

18/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.