Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kundërshtimin e vendimit për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Pas vendimit, avokati i Veliajt ka bërë të ditur se mbrojtja do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, deklaroi avokati, duke kundërshtuar gjithashtu pretendimin se zvarritja e seancave gjyqësore ka ardhur për shkak të klientit të tij.
“Seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”, u shpreh ai.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, në një dosje ku janë nën hetim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe disa biznesmenë.m.k





