Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha prezanton programin për policinë: Rrogat do rriten në mënyrë progresive! Do shembim narkoshtetin

09/04/2025
Berisha prezanton programin për policinë: Rrogat do rriten në mënyrë progresive! Do shembim narkoshtetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha prezantoi sot programin për rendin dhe sigurinë. Rrogat do rriten në mënyrë progresive! Do shembim me shpejtësi narkoshtetin, tja Berisha.

PJESË NGA DEKLARATA/ Kështu që ju siguroj se një transformim rrënjësor do të ndodhë në fushën e rendit dhe sigurisë me besim të plotë se kjo do të jetë një nga reformat më të suksesshme.
Sot në mëngjes më merrte një mik i imi në telefon, kishte një problem me një konsulent ndërkombëtar.
Nuk më erdhi, tha. I kishte thënë familja se nuk mund të shkosh se është vend i pasigurt.
Imagjinoni pra investitorët. Asnjë investitor i huaj serioz nuk vjen.
Nuk vjen ai se nuk konkurron dot me asgjë për arsye se kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu.
Rrogat, trajtimi do jenë përparësi e madhe për Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit.
Edhe për Shërbimin Informativ, vetëkuptohet.
Nuk mund të ketë Shërbimi Informativ një drejtuese që është shkarkuar për dyshime shumë të forta në vendin e vet.
Dhe pikërisht për ato dyshime, emërohet në krye të SHISH, për shkak të vëllazërisë Vuçiç-Rama.
Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë punonjësve të Shërbimit Informativ që të distancohen nga çdo veprim dhe inkriminim, nga çdo politizim në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të tyre.
Se ajo me datën 13 ia mbath, nuk është më. Nuk mund të jetë se ajo nuk mund të emërohej kurrë në atë detyrë.
E shkarkuar nga qeveria e vet për dyshime shumë serioze, bashkëpunime dhe të tjera. Vjen dhe merr me porosi të Vuçiçit, drejtimin e SHISH.
Rrogat do rriten progresivisht të të gjithë punonjësve të policisë, veçanërisht të niveleve inspektorit, të komisarit, në mënyrë që të ngushtojmë hendekun që është krijuar edhe në polici mes rrogave të larta dhe rrogave të ulëta.
Nuk është ky koncept në botën e qytetëruar, në botën e lirë. Jo, është tjetër.
Midis presidentit të SHBA dhe rrogëmesmit ekzistojnë gjithsej 4 herë diferenca, maksimumi 5, asnjëherë më shumë. Kurse këtu është 10-11 herë. Kjo situatë merr fund.
Ju do pajiseni me teknologjinë më moderne, me mjetet më të mira, më të domosdoshme për të bërë ligjin dhe vendosur rendin dhe sigurinë.
Do keni çdo mbështetje për t’u përballur me krimet e reja, krimet kibernetike dhe krimet e tjera, të cilat zhvillohen gjithnjë në kushtet e reja.
Bindja ime është se me shpejtësi do të shembim narkoshtetin, do të rivendosim shtetin ligjor dhe brenda një kohe rekord do vendosim para ligjit të gjithë ata të cilët ndërtuan këtë shtet, këtë antishtet apo këtë shtet droge dhe krimi, i pari dhe i vetëm në ligjor.
Shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE.
Ju do jeni në partnerë të denjë të organeve ligjzbatuese të vendeve partnere.
Dhe do shndërroheni, njëlloj siç ishit, në institucion të fuqishëm me kontribute të mëdha në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ishte para së gjithash puna juaj e shkëlqyer që bëri të mundur liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
Berisha: Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kërkuar për drogë në Itali

SAMI NEZA/ Pse do të vinte ai telegram nga Trump edhe po të ishte Tërmet Peçi kryeministër

18/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.