Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump shpall tarifa të reja: Shqipëria dhe Kosova përfshihen në listë me 10%

03/04/2025
Trump shpall tarifa të reja: Shqipëria dhe Kosova përfshihen në listë me 10%
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi një sërë tarifash të reja ndërsa bie në sy se Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e vendeve që do të përballen me një tarifë prej 10%.

Sipas të njëjtit grafik, Bashkimi Evropian do të goditet me një tarifë 20%, ndërsa disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës si Vietnami, Tajvani, Japonia, India, Koreja e Jugut dhe Tajlanda, do të përballen me tarifa që shkojnë nga 24% deri në 46%. Konkretisht, Vietnami do të përballet me 46%, Tajvani me 32%, Japonia me 24%, India me 26%, Koreja e Jugut me 25% dhe Tajlanda me 36%.

Trump e nisi fjalimin me fjalët “Kjo është dita e çlirimit”, duke pretenduar se SHBA është grabitur për më shumë se pesë dekada nga partnerët tregtarë, të cilët sipas tij kanë përfituar në kurriz të industrisë amerikane.

“Taksapaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet, kjo nuk do të ndodhë më,” tha ai, duke njoftuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për tarifa reciproke, me qëllim që të vendosen masa të barabarta për vendet që tarifojnë mallrat amerikane.

“Reciproke do të thotë: nëse ata na vendosin tarifa neve, edhe ne do t’u vendosim tarifa atyre. Shumë e thjeshtë,” shtoi Trump me ton sfidues.

Ai kritikoi ashpër Bashkimin Evropian dhe vendet aziatike për politikat që sipas tij kanë favorizuar prodhuesit vendas dhe kanë mënjanuar produktet amerikane, veçanërisht në sektorin e automobilave. Trump solli si shembull Japoninë dhe Korenë e Jugut, ku përqindja e makinave të huaja të shitura është shumë e ulët. “Ford ka shitje shumë të vogla në këto vende, kjo ka shkatërruar industrinë tonë,” deklaroi ai.

Trump e mbylli fjalimin me një paralajmërim të drejtpërdrejtë për të gjithë liderët botërorë: “Nëse doni të përjashtoheni nga tarifat, anuloni politikat tuaja tarifore, mos manipuloni me valutat dhe filloni të blini mallra amerikane në vlera miliarda dollarëshe”, tha Trump. r.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.