Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marrin kartën e autonomisë menaxheriale edhe 6 spitale. Deri në 2027 edhe 17 të tjerë

17/03/2025
Marrin kartën e autonomisë menaxheriale edhe 6 spitale. Deri në 2027 edhe 17 të tjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është mbajtur ditën e sotme ceremonia e ndarjes së Kartës së Autonomisë Menaxheriale për 6 spitale të tjerë në vend – Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.
Ndërsa Spitali Memorial Fier pas implementimit të autonomisë menaxheriale, nis fazën e dytë, atë të implementimit të autonomisë financiare.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, gjatë fjalës së tij falënderoi për bashkëpunimin Qeverinë Turke dhe 10 menaxherët turq të cilët i janë bashkuar angazhimit të qeverisë për transformimin e sistemit shëndetësor në vend.
Duke theksuar rëndësinë e transformimit menaxherial të strukturave spitalore dhe impaktit të këtij modeli të ri menaxhimi Rama nënvizoi se “Autonomia Spitalore është një kapërcim nga një sistem i centralizuar dhe burokratik në një sistem shumë më të zhdërvjellët dhe produktiv, duke e kthyer Spitalin Memorial Fier në një qendër ekselence të strukturave spitalore në rajon.”
Kryeministri theksoi se në bazë të këtij sistemi autonom do të mundësohet vlerësimi i stafit sipas punës së kryer dhe shpërblimi financiar do të kalojë nga një shpërndarje horizontale sipas kategorive në një shpërndarje sipas rezultateve dhe performacës së arritur.

“Objektivi ynë mbetet krijimi i 17 qendrave ekselence deri në vitin 2027”, tha Kryeministri Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në fjalën e saj theksoi se me zgjerimin e hartës së spitaleve përfituese të Kartës së Autonomisë Menaxheriale do të garantohen më shumë standarde, më shumë cilësi shërbimi dhe mbi të gjitha, një vizion modern funksionimi dhe drejtimi i spitaleve tona.
“Me aplikimin e sistemit të autonomisë menaxheriale dhe financiare të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar vendimmarrje dhe nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”, u shpreh Koçiu.

Ministrja Koçiu deklaroi se pas 6 strukturave spitalore, Kartën e Autonomisë Menaxheriale e marrin Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës duke e çuar në 11 numrin e strukturave spitalore që do të funksionojnë nën parimet e autonomisë menaxheriale”.
“Të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar centralizimi dhe vendimmarrje nga lart poshtë dhe nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”, nënvizoi Koçiu.
Sipas saj, autonomia do të konsiderohet plotësisht e përfunduar kur edhe modeli i praktikave të dyfishta të jetë i konsoliduar si dhe kur këto pole të ekselencës shëndetësore të fillojnë të gjenerojnë edhe ato të ardhura shtesë.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë foli edhe për Spitalin Rajonal Memorial Fier i cili nga sot nis zbatimin e autonomisë financiare, që do t’i japë mundësinë të arrijë gradualisht që të krijojë një buxhet të veçantë, të kostifikojë dhe hartojë paketat shëndetësore si dhe të zgjerojë lidhjet kontraktuale me mjekë specialistë brenda dhe jashtë vendit.
“Zbatimi i plotë i autonomisë financiare, do të bëjë që “Memoriali”, pavarësisht përmasave dhe kapaciteteve të tij, të drejtohet plotësisht si çdo spital modern në Milano, Londër apo Berlin”, deklaroi ministrja Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke theksuar se “duke ndjekur këtë shembull, objetivi ynë është që deri në vitin 2027 do të kemi 17 pole ekselence, që do të funksionojnë si struktura shëndetësore autonome”.

Në rrugën e parapërgatitjes së tyre hyjnë për plotësimin e kritereve edhe spitalet e tjera rajonale në Kukës, Dibër, Berat, Fier dhe QSR “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar kështu hartën e spitaleve publike autonome.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
Berisha: Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kërkuar për drogë në Itali

SAMI NEZA/ Pse do të vinte ai telegram nga Trump edhe po të ishte Tërmet Peçi kryeministër

18/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.