Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rimerr pejsazhet e Nanim Frashërit në panairin e Berlinit, tregon dhe historinë e berberit në Rinas

03/03/2025
Rama rimerr pejsazhet e Nanim Frashërit në panairin e Berlinit, tregon dhe historinë e berberit në Rinas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë sonte në pqnairin e turizmit në Berlin ku ka edhe një kënd Shqipëria.

Ai iu drejtua të pranishmëve duke u ofruar receta të natyrës, mikpritjes dhe gatimit të shqiptarëve. Ndërkohë që tregoi edhe për berberin në Rinas, një zgjatim i revolucionit kulturor kinez në Shqipëri në vitet ‘70.

FJALA E RAMËS/ Siç e përmenda sot paradite në konferencën hapëse të shtypit të ITB, kishte dhe një berberhane në aeroport në atë kohë në një mision shumë të veçantë. U bëmë Koreja e Veriut e Europës pasi u larguam nga perandoria sovjetike dhe u martuam me Kinën në periudhën më të keqe të historisë kineze, revolucionit kulturor e nga këtej mësuam shumë sesi të luanim djallin dhe një nga lojërat apo një nga këto lojëra ishin dhe “jo flokë të gjata e jo mjekër”.

Ky berber në aeroportin ndërkombëtar tonin kishte si mision tu priste mjekrën e gjatë dhe mjekrën të gjithë turistëve që vinin me grupet marksiste-leniniste për të vizituar Shqipërinë. Karl Marks vetë nuk mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa rruajtur mjekrën dhe pa prerë flokët. 

Kur mora detyrën në 2013, shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990,por edhe asokohe ishin kaq të ulëta krahasuar me shifrat e sotme, nga 2 milionë vizitorë, krahasuar me 12 milionë që pritëm vitin e kaluar.

Është 12 milionë, nuk është 10, por ajo çfarë është e jashtëzakonshme është që edhe po t’i hash këto 2 milionë mbeten 10 që janë ende shumë dhe shohim këtë vit shifra edhe më të larta, me janarin dhe shkurtin që kanë vendosur raporte të reja. 

Deri pak vite më parë, numri i gjermanëve që vizitonin Shqipërinë shkonte rreth 100 mijë, ndërkohë që vitin e kaluar u rritën në afro 400 mijë, por duam më shumë sepse gjermanët janë lloji më i mirë i turistëve.

Kur njerëzit në botë mendojnë për gjermanët, e para gjë që u vjen në mendje është imazhi i tyre si punëtorë të mëdhenj, por në të vërtetë, gjermanët janë po kështu dhe pushuesit kryesorë në botë, ata ua kalojnë dhe kinezëve dhe gjithë të tjerëve, sa u takon numrave vjetorë të turistëve, jo sepse janë shumë në kuptimin e shifrave, por sepse qëndrojnë më shumë ditë gjithsej,kështu kushdo mendon që gjermanët nuk janë shumë të zgjuar dhe thjesht punojnë e kanë shumë gabim.

Gjermanët po kështu pushojnë më shumë sesa të tjerët dhe i  duam sepse pinë shumë pije, dhe po kështu hanë shumë kur na vizitojnë dhe edhe një gjë tjetër, edhe nëse ka më shumë për të ngrënë në Gjermani, shijet e Shqipërisë janë shumë më të mira dhe po e them në mënyrë mjaft modeste. 

Le ta nisim për shembull me kafen. Krahasoni atë lëngun e erret që e quani kafe me ekspresin më të mirë jashtë Romës dhe më besoni që ky është krahasim më pak i dhimbshëm që mund të bëj për të mos fyer mikpritësit tanë. Por seriozisht tani, pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk doni që t’i besoni fjalës time për këtë atëherë besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e quan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar qoftë për plazhet e Ksamilit të ngjashme me Bora Bora apo rrënojat e Butrintit apo ngjitjet e marshimet në peizazhet e Thethit a Valbonës. Apo le të marrim një tjetër burim të madh gjerman të lajmeve, që edhe një herë nuk ka qenë gjithmonë i prirur të shkruajë gjëra të mira për ne, Bild de: “Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Në 2025 do të shndërrohet në një destinacion  kryesor për ata që duan diellin dhe detin. E ndryshe nga rajoni i mbipopulluar mesdhetar në Shqipëri mund të gjeni plazhe të qeta dhe të shijoni natyrën të paprekur”.

Është fakt, Shqipëria aktualisht është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara nënkupton që është e renditur e para në botë pas pak vitesh krah Katarit dhe Arabisë Saudite, por pa kupën botërore dhe pa Mekën. 

Unë bie dakord me Bild, nuk jemi më një perlë e fshehur. Po shndërrohemi në një fuqi turistike dalëngadalë së paku kur matemi për të ardhurat për frymë. Rritja ka shënuar 80% vetëm gjatë 5 viteve të fundit, çka vërteton se Shqipëria është një yll në ngjitje që po mbërthen vëmendjen e botës. Berlini, Dortmund, Frankfurt, Baden-Baden, Leipzig, Nuremberg, Stuttgard, Dusseldorf kanë të gjitha lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë dhe shumë prej tyre me kosto të ulët. Gjermaneve iu pëlqen të shpenzojnë shumë, por janë dhe kursimtar të mëdhenj dhe e duan shumë fluturimin me kosto të ulët, e di këtë. Gjatë pikut të sezonit turistik shtohen edhe destinacione të tjera. 

Me një kombinim të përsosur përballueshmërie peizazhesh mahnitëse Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike të botës dhe ky është vetëm fillimi. Është fillimi sepse presim me padurim të kemi një të ardhme dhe më të shndritshme ekonomike, një rritje të qëndrueshme që do të formësohet, jo vetëm nga të qenit tërheqës si destinacion turistik, por dhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor ekologjik si dhe eksperiencat luksoze. 

Gjatë dekadës së fundit patëm një rritje me 2.5 herë të produktit të brendshëm bruto dhe më shumë se dy herë të ardhurave për frymë. Dhe tashmë po i shtojmë edhe më shumë përvojave të vendit tone, ku vetëm në 28 mijë km katrorë mund të gjesh 2 dete, 9 lumenj, shumë liqene, një mori luginash, male të mrekullueshme dhe mund të udhëtosh brenda perimetrit të vendit tonë të vogël për të përjetuar Mesdheun, Alpet zvicerane, Europën veriore, rërën e nxehtë dhe netët më të freskëta gjatë verës së nxehtë por edhe më shumë se kaq. Ne do të mik presim komitetin politik europian në maj, të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë di të vijnë në Shqipëri. E po kështu edhe e famshmja Giro D’Italia do të jetë dhe po kështu do të kemi kryeqytetin tonë si kryeqytetin mesdhetar të kulturës e të dialogut etj. 

Për ne të kemi këtë vend në ITB Berlin është diçka që askush, vërtetë askush në vendin tonë nuk e imagjinonte që do të ndodhte sa të ishte gjallë. Jo vetëm që po ndodh, por është një përvojë kaq përulëse e një njohje kaq frymëzuese. 

Dua të falënderoj vërtet pikë së pari ITB që ka treguar kaq shumë hijeshi, që na ka lejuar të shijojmë këtë shpërblim që na ka dhënë diçka që ne shqiptarët kemi luftuar për kaq shumë kohë, mundësinë për t’i treguar botës se jemi krejt ndryshe nga stigma e kaq shumë viteve në Gjermani e në vende të tjera të botës për ne. 

Për ta përmbyllur më lini t’ju them që për gjysmë shekulli ne nuk patëm mundësi të luanim në Perëndim por tashmë për çudinë e të gjithëve Unioni po luan më mirë se Hertha me sakuptoj. Kështu që, kjo është ajo çfarë kërkojmë. Nuk kërkojmë ndere, kërkojmë vetëm lojë të ndershme. 

Udhëtari i parë i regjistruar gjerman në Shqipëri ishte Arnold von Harff, i cili vizitoi tokën tonë në shekullin e XV, ndali në vendin tonë dhe u mahnit kaq shumë nga tradita jonë unike e gjuha jonë sa dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Këto janë fjalë janë një dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë të pasur, pjesë e së cilës është po kështu gjuha jonë, e cila është një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ‘sanskritishtes’ e një degë e mëvetësishme e pemës indo europiane  të gjuhëve indo-europiane. Për t’ju dhënë një ide. Po them: faleminderit në gjuhën time. 

Ka edhe një arsye tjetër të fundit për të ardhur ne Shqipëri sidomos nëse je gjerman. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj paraqitet në GJKKO, vijon seanca gjyqësore

19/01/2026
“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
Goditet një Call Center në Tiranë, 10 persona në pranga

SPAK: Aksioni ndaj call center mashtruese u dekonspirua. Më 15 janar pronarët e morën vesh

18/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj paraqitet në GJKKO, vijon seanca gjyqësore

19/01/2026
“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

“Për çdo kompjuter në call center, paguhet policia me para në dorë”

19/01/2026
“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

“Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit”

18/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.