Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha shpall qëndrimin e PD: Koalicion i gjerë me të gjitha partitë

07/02/2025
Berisha shpall qëndrimin e PD: Koalicion i gjerë me të gjitha partitë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha në një takim me aleatët e PD.

DEKLARATA/,Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë.
Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.
Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.
Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi.
Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara.
Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.
Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara.
Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës. a.b

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej