Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD, takim në Athinë, Noka: 5 vjet pa taksa për emigrantët e kthyer

02/02/2025
PD, takim në Athinë, Noka: 5 vjet pa taksa për emigrantët e kthyer
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtues të lartë të PD mbajtën një takim sot në Athinë ku morën pjesë qindra shqiptarë që punojnë në këtë qytet.

”Në 11 maj, vota juaj do të jetë barrikadë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të frenojë rrëshqitjen drejt greminës të vendit tonë, drejt asaj gremine ku e ka orientuar për 12 vite, kreu i organizatës kriminale të qeverisjes.

Ju me votën tuaj do të bëni të mundur kthesën, që Shqipëria të ngrihet, të vazhdojë dhe të rikthehet në rrugën e saj Europiane të ndërprerë nga banda në pushtet.

Angazhimi i forcës tonë politike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Programi ynë do ti japë zgjidhje, plagëve të krimit dhe korrupsionit ku është zhytur Shqipëria, tha Noka.

“Ne do të ofrojmë zgjidhje për pensionistët. Shteti i pas 11 majit do ti sigurojë pensionistëve një pension minimal 220 euro. Do ti sigurojë mundësitë e shërbimit dhe mjekimit, sepse e meritojnë, se pensionistët kanë kontribuar një jetë për vendin tonë dhe nuk meritojnë të trajtohen siç i trajton kreu i qeverisë.

220 euro pensioni minimal në 100 ditët e para të qeverisjes tonë.

Shqipëria do të ketë për herë të parë minimum jetik të vendos me ligji, 200 euro.

Nuk do të ketë në Shqipëri rrogë nën 500 euro.

Këto janë hapat e parë që do të ndërmarrë PD për të luftuar mjerimin, varfërinë dhe për të rimëkëmbur shoqërinë shqiptare.

Edhe për ju emigrantë, Partia Demokratike ka një program të qartë.

Kushdo që do të kthehet në atdhe, dhe të investojë për 5 vite do të ketë zero taksa.

Kushdo që do të kthehet në Shqipëri, do ti mundësohet një kredi e butë për zero interes që çdokush që kthehet të ketë mundësi të blejë një shtëpi, si çdo shqiptar atje”, deklaroi Noka. Në takim e morën fjalën edhe n/kryetari i PD, Gazment Bardhi, eurodeputeti Fredi Beleri etj. a.n

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej