Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha thekson dëshmitë e Ahmetajt në Parlament, paralajmëron protesta nga diaspora

30/01/2025
Berisha thekson dëshmitë e Ahmetajt në Parlament, paralajmëron protesta nga diaspora
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Ahmetaj u fakton shqiptarëve se djegësi i Tiranës, për të cilin janë paguar gjer sot 130 mln euro, ka si pronësi Edi Ramën dhe Erion Veliajn, tha sot në Parlament kreu i PD, Sali Berisha. Ai tha se do të ketë protesta para ambasadave shqiptare në vende të ndryshme kundër seleksionimit të diasporës për votim.

ARGUMENTAT/ Prej tre ditësh shoqëria shqiptare është e tronditur nga intervista e zv.kryeministrit, njeriut më të afërt për 10 vite për Edi Ramën, Arben Ahmetajn.

Mediat e qeverisë po bëjnë gjithçka për ta censuruar. Lubi Balluku iu pret zonave të tëra energjinë elektrike që të mos mund të ndjekin intervistën e tij në televizione.

Sulme të çmendura bëhen ndaj atyre që paraqesin segmente të kësaj interviste. Tronditja është gjer në palcë. Arben Ahmetaj, në një akt konfesioni para kombit u fakton shqiptarëve se vjedhja e shekullit, djegësi i Tiranës, për të cilin nuk ekziston nam as nishan, por për të cilin janë paguar gjer sot 130 mln euro, ka si pronësi Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Dhe akoma më shumë, fakton dhe dëshmon akoma më shumë, duke qenë i pranishëm se, Erion Veliaj, dëgjoje ti pëllumbesha, se je mikeshë e tij, se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Edi Ramës, ç’ka shpjegon marrjen peng që i bën Lal Vjedhësi Ramës tani.

I doli dëshmitari Erionit, ka firmosur nën presion të tmerrshëm të Edi Ramës. Po, po.

Arben Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre. Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale. Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja.

33 mijë euro në zyrën e kryeminsitrisë. Sa janë 33 mijë euro?

Janë mbi 60 pensione. Ja ku na del bileta në ndeshje 28 mijë euro. Detoksi Niko, si të duket detoksi? Shkon 10 mijë euro detoksi në Bolzano. Çfarë i thua ti zgjedhësve, çfarë u thua ti socialistëve për këtë? Për ëktë duhet të bëhet debati sot, jo kjo është çështja e debatit.

Detoks. Dynden me kokainë, dhe pastaj shkojnë shpenzojnë, e pastaj merr ndërtuesi që paguan detoksin 10 mijë euro javën, të dyve më falni, edhe burrit edhe gruas. Po tjetri, që paguan 17 çartera? Po kompania Air Albania që falimentoi? Falimentoi! Fiks 20 milionë sa i shpenzoi Edi Rama me Ismailin me 140 fluturime. Po vazoja, 5 milionë euro. E di sa 20 milionë euro? Janë 120 mijë pensione, Niko. Po, po!
U plasi ju për pensionistët. Sigurisht, more zotëri, se në qoftë se mendoje si njeri, i pari duhej të vendosej në rend dite kjo intervistë, i pari duhet të kërkoje që parlamenti të krijonte komision dhe ta dërgoje urgjent në Zvicër për të marrë dëshmitë në betim të Arben Ahmetajt.
Po kopshti privat i AKSHI-t, po grisja e fletëarresteve për kunatin e Lindës dhe atë zonjën e AKSHI-t? Po një Gentian Meçe që i fiton të gjitha tenderat me Armando Frangun?
Po fitimi? Zotëri, thuaju pak socialistëve, si mund të fitojë një kompani, të fusë 77 mijë euro dhe të fitojë 5 milionë, vetëm se është baxhanaku i Edi Ramës? A keni ju ndërgjegje apo jo? A përfaqësoni ju qytetarët që janë në hall e në vuajtje? A keni ju të sëmurë në shtëpitë tuaja, apo në spitale, të cilët vuajnë tmerrësisht, shesin qimet e kokës për të paguar.
Prandaj e përzenë këtë, e keni vënë re apo jo? E nxjerrin shqiptarët jashtë, e përzënë. Po, sigurisht që e përzënë, se përfaqëson bandat, përfaëson Edi Ramën. a.b

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej