Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘5 ministra u shprehën kundër kanabizimit’, Berisha komenton deklaratën e Ahmetajt për ‘komisionin qeveritar të kanabisit”

28/01/2025
‘5 ministra u shprehën kundër kanabizimit’, Berisha komenton deklaratën e Ahmetajt për ‘komisionin qeveritar të kanabisit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve se Edi Rama është kreu një organizate të mirëfilltë kriminale, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa komentoi deklaratën e mbrëmshme të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

KOMENTI I BERISHËS/,Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të narkoshtetit, mediave të kontrolluara prej tij, që censurojnë intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, theksoj se kjo intervistë është ndër më të jashtëzakonshmet në historinë e një shteti.
Për vërtetësinë, ose faktimin e vërtetësisë të akuzave të opozitës ndaj Edi Ramës, dhe vërtetësisë së madhe me dokumente, faktimin nga ish-bashkëpunëtori më i ngushtë, numri dy për vite të tëra i qeverisë shqiptare, tashmë i përndjekur, azilant në Zvicër, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se Edi Rama nuk është kryeministër, por është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale.
Dhe kudo që shkon, ai shkon dhe udhëton jo si kryeministri i Shqipërisë, por si kreu i një organizate kriminale, më e rrezikshmja në historinë e këtij vendit, të rajonit dhe Europës.
Arben Ahmetaj, edhe njëherë zhveshi dje lakuriq Edi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë.
Dhe se në mbledhjen e qeverisë, kjo strategji u kundërshtua nga ai dhe 4 kolegë ministra. Mirëpo Edi Rama ishte i pandalshëm, erdhi nga krimi dhe vetëm krim mund të mbillte në këtë vend.
Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për VLorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie.
Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele.
Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë. Pesë herë ka qenë kundër tij dhe me Arben Ahmetaj zgjodhi Edi Rama të mbulojë krimin e tij të shëmtuar dhe vjedhjen e madhe me djegësat, vjedhje e cila është unike në të gjithë historinë e këtij shteti dhe këtij vendi.
Vjedhje e cila mbulohet në mënyrën më kriminale nga Altin Lala dhe organizata tjetër kriminale e Skrapit.
Jashtë çdo lloj standardi, jashtë çdo lloj kriteri, ligji apo praktike.
Arben Ahmetaj me një guxim të madh qytetar, nën presione të jashtëzakonshme të bandave nga zyrat e narkoshtetit tek burgjet e tij, u dëshmoi shqiptarëve se vjedhjet e Ramës me Belinda Ballukun vetëm me disa nga objektet, tejkalojnë dy herë dëmet e tërmetit që kaloi.
Se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë trajtuar sikur të ishin private 12 miliardë euro në punëra publike që nuk kushtojnë as një të dhjetën e çmimit të tyre. a.b

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej