Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mohon lajmet për pranimin e 100 mijë refugjatëve palestinezë në Shqipëri

27/01/2025
Rama në Lumsemburg për hapjen e negociatave: Ia dolëm edhe falë Vladimir Putinit!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë me forcë pretendimet e gazetarit izraelit Amit Segal, i cili ka raportuar se Shqipëria është në negociata me administratën amerikane për të pranuar mbi 100 mijë refugjatë palestinezë nga Gaza. Në një postim në rrjetet sociale, Segal deklaroi se, pas refuzimit të Egjiptit dhe Jordanisë për të strehuar refugjatët, administrata Trump ka nisur bisedime me Shqipërinë dhe Indonezinë.

Rama e cilësoi këtë lajm “të rremë” dhe shtoi se Shqipëria nuk ka marrë asnjë kërkesë të tillë. “Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë,” deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se Shqipëria, si çdo vend tjetër europian, është e gatshme të ndihmojë popullin palestinez në kuadër të solidaritetit ndërkombëtar, por nuk ka kapacitet për të ndërmarrë hapa të tillë të jashtëzakonshëm. Rama rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për popullin palestinez dhe të drejtën e tij për të jetuar në një shtet demokratik e të pavarur, duke shtuar se Hamas ka qenë një faktor destruktiv për vetë palestinezët dhe për stabilitetin në rajon.

“Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë,” deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se Shqipëria, si një vend në zemër të Europës, mund të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve humanitare në përputhje me angazhimet ndërkombëtare, por në këtë rast asnjë marrëveshje apo diskutim i tillë nuk është bërë. Ai përfundoi duke theksuar se paqja dhe një zgjidhje e drejtë për palestinezët janë qëllimet e vërteta që duhet të ndiqen nga komuniteti ndërkombëtar. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.