Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cetinjë, shkon në 12 numri i viktimave nga sulmi me armë

02/01/2025
Masakër në Mal të Zi, 5 të vrarë në Mal të Zi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi, raporton A2 CNN. Autori i dyshuar, Aco Martinoviç, ndërroi jetë gjatë transportit për në spital pasi qëlloi edhe veten me armë zjarri.

Sipas prokurores Andrijana Nastiç, ngjarja ndodhi në pesë lokacione të ndryshme, ndërsa vetëvrasja e autorit ndodhi në një të gjashtë. Katër burra u vranë në një tavernë pas një konflikti që shpërtheu aty. Në lokacionin e dytë pati katër viktima të tjera, ndërsa dy fëmijë u qëlluan për vdekje në një rrugë. Dy persona të tjerë u vranë në zona të tjera. Katër të plagosurit u transportuan në Qendrën Klinike të Podgoricës, ku ndodhen në gjendje kritike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, tha gjatë një konference urgjente se motivi i masakrës është ende i panjohur, duke theksuar se mes viktimave ishin edhe miq dhe të afërm të autorit. Ai sqaroi se Martinoviç ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të papërshtatshme dhe në vitin 2022 ishte dënuar me tre muaj burg për mbajtje të armëve dhe eksplozivëve.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme dhe njoftoi se qeveria po shqyrton masa më të ashpra për mbajtjen e armëve. Në shenjë zie, qeveria shpalli tri ditë zie kombëtare, më 2, 3 dhe 4 janar, ndërsa koncertet e Vitit të Ri të planifikuara në Podgoricë, Budva dhe Kotor u anuluan. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.