Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e opozitës paralizon Tiranën, qytetarët vendosen në 5 akse kryesore

23/12/2024
Protesta e opozitës paralizon Tiranën, qytetarët vendosen në 5 akse kryesore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një numër i madh qytetarësh bllokuan sot akset kryesorë në një protedtë të thurrur nga PD. Kreu i PD, Sali Berisha u është bashkuar qytetarëve në mosbindjen civile, në zonën e Zogut të Zi ndërsa është pritur nga qindra qytetarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së opozitës.

Berisha është ndjekur nga media të shumta ndërsa tha për Reuters që ndodhej tek vendi i protestës se mosbindja civile do të vijojë deri tek krijimi i qeverisë teknike.

“Deri tani janë 15- 20 forma të ndryshme në parlament e kudo. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Jam shumë i kënaqur nuk e shikoni si po përfundojnë? Si kufoma politike njëri pas tjetrit. Imagjinoni ju çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile te bashkia, si është sot ai? I pakallur. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja por betejat tona janë shpërblyer se zëri ynë u dëgjua në gjithë botën. Mediat e stamposën Ramën si neodikator”, tha Berisha.

I pyetur se komisioni rrëzoi kërkesën e opozitës për portin e Durrësit. Berisha tha se kreu i asaj afere është Rama, por opozita nuk do të tërhiqet.

“Se Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqipërisë dhe ndër më të mëdhatë në historitë e botës. Porti i Durrësit është pasuria nr.1 e shqiptarëve. Po përvetësohet nga Rama duke përdorur si mburojë Al Alabarin, por në të vërtetë është përvetësim i tij dhe klaneve të drogës. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Nuk tërhiqemi. Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira. Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audienca e tij në Tik Tok e Instagram që nuk i kontrollon dot. Rama e ka kuptuar këtë dhe është i pashpresë. Përpiqet, por tani është radha jonë”.

Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili ndodhet në krye të protestës te Sheshi Willson u ka bërë thirrje policisë së shtetit që të mos provokojë qytetarët.

“Policia është për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Protestat nuk bëhen në shtëpi, bëhen në rrugë. Protesta është me leje, ju jeni oficerë me përvojë dhe e dini. Qytetarët protestojnë për varfërinë, protestojnë edhe për policët. Policia ka detyrë të garantojë protestën dhe mos zbatojë urdhërat e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk do që ne të protestojmë për pagat e tyre, nuk do që ne të protesojmë kundër emërimeve me urdhëra të krimit. Policia është për të mbrojtur qytetarët, jo për t’i dhunuar ata. Në vitin 2025 nuk kur kemi hapur negociatat me BE, Shqipëria nuk mund të pranojë me që krimi i organizuar të caktojë rezultatin e zgjedhjeve.”,- tha Bardhi. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 41/ Rama jepe dorëheqjen, protestuesit nuk ndalen

DITA 41/ Rama jepe dorëheqjen, protestuesit nuk ndalen

10/07/2026
Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

COREPER jep dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë

10/07/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

DURRËS/ Në pranga 2 të kërkuar në Shkup për vrasje dhe organizatë kriminale

10/07/2026
PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

Mazhoranca bllokon shqyrtimin e ligjeve që ka rrëzuar Protesta

10/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 41/ Rama jepe dorëheqjen, protestuesit nuk ndalen

DITA 41/ Rama jepe dorëheqjen, protestuesit nuk ndalen

10/07/2026
Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

COREPER jep dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë

10/07/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

DURRËS/ Në pranga 2 të kërkuar në Shkup për vrasje dhe organizatë kriminale

10/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.