Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama këshillon fëmijët mos të shohin Parlamentin

16/12/2024
Rama këshillon fëmijët mos të shohin Parlamentin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nën siglën “Shtëpia jonë e re” çeli dyert sot Teatri Kombëtar i Kukullave, në zemër të sheshit “Skënderbej”.

Teatri i rondërtuar u inagurua nga ambasadori i BE në Tiranë, Gonxatoy

Pas shume vitesh mungesë, për shkak tëdëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti, por edhe të amortizimit tëmëparshëm, teatri vjen me infrastrukturë tërësisht të rilindur, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne dhe imazh të kuruar në detaje.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në shfaqen simbolike që shënoi rinisjen e aktivitetit artistik në ndërtesën e re ku ndër të tjera theksoi faktin se dikur Teatri i Kukullave ka shërbyer ai Parlament duke u kërkuar që të ndjekin punimet e Kuvendit sa më pak.

“Unë dua të falënderoj të gjithë fëmijët për durimin dhe t’ju kërkoj ndjesë sepse faktikisht sot kanë ardhur në Teatrin e Kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideroni një kukull mund të ndjehem unë pak më mirë sepse përndryshe do të ndjehesha shumë keq.

Këtu ka qenë Parlamenti shqiptar dikur dhe unë uroj që juve të rriteni duke parë sa më pak Parlamentin shqiptar, deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni, por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijëve të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen, muzika fillon prapë dhe ata ikin nga skena.

Kështu që, mund të largohem tani me shumë kënaqësi sepse nuk ka më mirë sesa të shikoni atë në vend se të më shikoni mua dhe ju kërkoj falje dhe për ata që patë para meje sepse mos kujtoni se janë më të mirë se unë”, deklaroi Rama para fëmijëve 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.