Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama faqe diplomatëve: Nuk kam ndërmend të pres opozitën të vijë në komisionin e reformave

11/12/2024
Rama faqe diplomatëve: Nuk kam ndërmend të pres opozitën të vijë në komisionin e reformave
Share on FacebookShare on Whatsapp

U zhvillua sot në Parlament takimi i nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, me temë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e reformave”

Takimi, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, u zhvillua nëvijim të procesit të ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të angazhimit për forcimin e institucioneve dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE si dhe në vijim të punës së Komisionit të Posaçëm dhe të njëanshëm të ngritur nën drejtimin e deputetit Fatmir Xhafa.

Takimi kishte qëllim të vlerësojë punën e bërë nga institucionet dhe veçanërisht negociatorët dhe ekspertët e angazhuar në procesin e negociatave dhe reformave të ndërmarra dhe njëherësh të inkurajojë dhe japë mbështetje për një ritëm të ri në rrugën e refromave të ndërmara drejt objektivit madhor “Shqipëria 2030 në BE”.

Duke folur në këtë takim kreu i qeverisë tha se në lidhje me komisionin nuk ka ndërmend të presë konsensusin e opozitës për të vijuar më tej.

“Ne nuk do të presim askënd sepse nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq ne do të presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që ne nuk jemi duke fshehur ndonjë gjë.

Këtë do ta bëjmë sepse i kemi miq në shtëpinë tonë dhe ju e dini që mikut nuk i prishet kurrë, por forcë tjetër ne nuk presim. E di që ky është problem, e di që ky është një minus dhe është korrekte dhe ajo që u përmend këtu dhe ajo që përmendet vazhdimisht “Klima politike, bashkëpunimi i forcave politike” është shumë korrekt, por midis dy zgjedhjeve që ne të presim bashkëpunim që ne e dimë që nuk do të ndodhë deri kur do të ndodhë dhe që të humbasim kohë dhe ndërkohë ne të fitojmë çdo minutë dhe gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe kjo është zgjedhja jonë; të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, të thellojmë dhe ta bëjmë të pakthyeshme ndarjen mes pushteteve, të thellojmë dhe ta bëjmë të pakthyeshme rrugën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është një luftë e të gjithë shtetit, jo thjeshtë e një, dy, tre institucioneve, të garantojmë pavarësinë dhe pakthyeshmërinë e pavarësisë të institucioneve të drejtësisë dhe të fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian, e pastaj me siguri mendje më të ndritura, të rinj më të urtë se unë, që nuk jam më aq i ri por nuk urtësohem dot aq sa do të duhej, do të bëjnë më të mirën dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku qeveria dhe opozita do të jetojnë të lumtur, por deri atëherë ne duhet të futemi në Bashkimin Europian”, tha Kryeministri Edi Rama. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.