Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët. Te gjitha propozimet e PD

20/11/2024
Thirrja e Berishës: Ditën e shtunë në ora 12:00, të gjithë të marrin pjesë në marshin e çlirimit në Shkodër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Buxheti i vitit 2025 është buxheti i injorimit total, pothuajse total të qytetarëve, fytyra e hajdutëve të pamëshirë dhe qeveritarëve, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa komentoi debatet në Parlament dy ditët e fundit.

“Ne shkuam aty si dëshmitarë të këtij akti, të vjedhjes më të madhe që po ndodh, për ti treguar me gisht, për të ju thënë shqiptarëve ja se çfarë po bëhet.

Për të ju thënë pensionistëve se këta të pafytyrë, të pamëshirë, të pashpirtë kanë lënë për ju, 16 mln dhe paratë e blerjes së votës. Nuk kanë lënë asnjë rritje të pensioneve, në një kohë kur për vete marrin rroga sa 40-50 sa 70 pensionistë.

Ndaj dhe miqtë e mi, ne dërguam në parlament minimumin jetik prej 200 eurosh, si zotim absolut i yni, që në seancën e parë të parlamentit të opozitës do të votohet, do të votohen 200 euro për çdo shqiptar.

Ne propozuam 5-fishimin e fondit aktual për indeksimin e pensioneve, nga 1.6 në 8 miliardë.

Tefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë, nga 1.2 miliardë në 4.2 miliardë lekë.

Rritjen me 1% të buxhetit të arsimit me rritje graduale me 1% çdo vit.

Rritja me 1% te PBB-së të buxhetit të shëndetësisë me rritje graduale me 1% çdo vit

Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme për qytetarët.

Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te e Edi Ramës dhe Vilma Nushit, Manastirliut dhe Ilir Beqjas, përveç dializës.

Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike, përveç pagave të drejtuesve të lartë që nuk rriten asnjë qindarkë.

ritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermirëve në vend.

Rritjen me 2 miliardë lekë të fondit për kërkimin shkencor.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkite, nga 1% në 1.5% të GDP-së me një shtesë prej 13 miliardë lekë.

Barazimin e investimeve në jug dhe në veri të vendit, anulimin e çdo diskriminimi të vendos ndaj bashkive të veriut nga Edi Rama.

Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë.

120 mln euro apo katër herë më shumë subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë në Shqipëri.

Rritja e fondeve të ilaçeve për spitalin onkologjik, jo me pak se 15 mln euro shtesë.

Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisë, të cilët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Dhe u garantoj se pas të gjitha këtyre nuk mbetet rrugë pa u ndërtuar, nuk mbetet tunel pa përfunduar, nuk mbetet shkollë pa ndërtuar. Nuk mbetet asnjë objekt publik, asnjë punë publike.

Përkudrazi, të gjitha ndërtohen dhe do të ndërtohen, por jo siç ndërtohen sot me një çmim 10 herë më të lartë se në Kroaci, se në vendet e BE-së, por me një çmim të barabartë me ato vende dhe të gjitha të tjerat do të ju kthehen qytetarëve, do të ju kthehen qytetarëve. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026
Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.