Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Buxheti socialist nr.12, një kosto për shqiptarët, një favor për monopolet

16/11/2024
Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë që do dëshmonin për inceneratorët. Lista
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi ashpër qasjen e qeverisë socialiste ndaj financave publike, duke e quajtur buxhetin e propozuar “buxheti socialist nr. 12”, që sipas saj nuk ul çmimet, nuk rrit rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, por favorizon një pakicë të privilegjuar që përfiton nga modeli aktual ekonomik.

“Në një kohë kur çmimet janë rritur me 55% dhe shqiptarët paguajnë kosto të ngjashme me vendet e Bashkimit Europian, pensionet dhe rrogat vazhdojnë të jenë ndër më të ulëtat në rajon. Ky buxhet nuk sjell zgjidhje për shumicën e shqiptarëve, por vijon të mbështesë një sistem që pasuron monopolet dhe lë jashtë vëmendjes shtresën e mesme, rininë dhe bujqësinë,” theksoi Tabaku.

Tabaku përmendi se shqiptarët përballen me një rritje të çmimeve prej 55%, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ndër më të ulëtat në rajon. “Pensionistët jetojnë me pensionet më të ulëta në rajon, në një kohë kur ata paguajnë çmime të ngjashme me ato të Bashkimit Europian. Kjo është një padrejtësi që ky buxhet nuk e zgjidh,” deklaroi ajo.

Anëtarja e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Tabaku, denoncoi faktin se politikat fiskale janë ndryshuar plot 180 herë gjatë viteve të fundit, por gjithmonë në disfavor të shtresës së mesme dhe të atyre që përpiqen të ndërtojnë një jetë më të mirë në Shqipëri. “Çdo ndryshim fiskal ka rënduar mbi shtresën e mesme, duke e mbitaksuar dhe duke e larguar nga vendi,” tha ajo.

Më tej ngriti shqetësimin për valën e largimeve të të rinjve, të cilët përbëjnë 40% të forcës aktive të punës, por nuk shohin asnjë mundësi në Shqipëri. “Ky buxhet nuk ka asnjë masë për të mbajtur të rinjtë këtu. Përkundrazi, politikat e qeverisë i shtyjnë ata drejt emigrimit,” shtoi ajo.

Bujqësia, që është jetike për ekonominë dhe punësimin e qindra mijëra shqiptarëve, vazhdon të jetë në rënie për shkak të mungesës së mbështetjes nga buxheti. “450 mijë shqiptarë jetojnë në fshat, por vetëm 75 mijë prej tyre janë të siguruar dhe të punësuar zyrtarisht. Ky është një realitet që qeveria nuk e adreson,” deklaroi ajo.

Deputetja ofroi një alternativë të qartë: “Ne duhet të ndryshojmë këtë model ekonomik që punon kundër shumicës dhe të investojmë në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia. Shqipëria ka nevojë për një buxhet që punon për 95% të qytetarëve, jo vetëm për një pakicë të privilegjuar.”

Beteja e saj ndaj këtij modeli ekonomik, siç deklaroi në video, mbetet jetik për te ndërtuar nje ekonomi që punon per shqiptarët.e.d

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.