Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ligji për tatimet u ndërrua 60 herë për 12 vite, nuk ka siguri juridike, Berisha: Do përgjysmojmë taksat, do hapim ekonominë

15/11/2024
Ligji për tatimet u ndërrua 60 herë për 12 vite, nuk ka siguri juridike, Berisha: Do përgjysmojmë taksat, do hapim ekonominë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha shpalosi sot një pjesë të programit për biznesin. Do përgjysmojmë taksat, do hapim ekonominë dhe do garantojmë garë të ndershme, tha Berisha në një konferencë shtypi.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Shqipëria është i vetmi vend në planet në të cilin gjatë 11 vite, sistemi ligjor tatimor ka pësuar 60 ndryshime, gjë që hedh në erë çdo siguri juridike për investitorët në Shqipëri.

Shtojmë këtu faktin se një çështje civile, për t’u gjykuar në gjykatat e reformës së Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, kërkon 14 vite.
Bëjnë që investitorët e huaj të kthejnë kokën dhe të mos pranojnë të investojnë të ardhurat e tyre në Shqipëri.
Goditja në zemër e konkurrencës nga klientelizmi i qeverisë është një faktor madhor që e mbyt ekonominë shqiptarë dhe e bën aët të varur kryekëput nga narkoekonomia.
Rritja ekonomike është narkorritje.
U detyrohet kullave, të cilat janë 4 miliardë gjer tani, investime të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit.
Në agjencitë shtetërore, 90 përqind e prokurimeve fitohen nga 2-3 kompani. Kampion për këtë është kryekorrupturja dixhitale AKSHI, apo siç e quajnë ndryshe kopshti prapa shtëpie i Edi Ramës, ku kunati i Lindës dhe baxhanaku i Ramës bëjnë kërdinë me tendera, vetë apo me kompani të tjera të lidhura.
Në këtë agjenci ka arritur që gjer në 80 përqind të tenderave t’i marrë një kompani.
4-5 janë kompani që marrin tenderat e Lubi Ballukut.
PD zotohet për zbatimin me rreptësi të ligjeve të konkurrencës dhe garanton garë të ndershme për bizneset shqiptare.
Ajo zotohet të hapë ekonomike mbi bazën e rregullave të forta, ligjeve të zbatuara për biznesin ndërkombëtar.
Zotohet pra të garantojë lirinë ekonomike, vizioni ynë është gara e ndershme, është shteti ligjor.
Po vizioni ynë janë taksat e ulëta.
Edhe njëherë, ne garantojmë biznesin se përgjysmimi i taksave mbetet shtyllë kryesore e programit tonë.
Roli i qeverisë do jetë i kufizuar dhe vetëm i kufizuar në mënyrë që sipërmarrësit të gëzojnë lirinë që meritojnë për suksesin e bizneseve të tyre.
Një nxitje të veçantë do ketë inovacioni, sipërmarrja, start-upet, kreditë e buta për të rinjtë, pra qeveria do bëjë gjithçka të favorizojë dhe mbështesë biznesin.
Një fond i fuqishëm do garantojë eksportet e shqiptarëve.
Vetëm një ekonomi që eksporton është një ekonomi që bazohet mbi prodhimin.
Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më të mëdha, me një potencial të madh eksporti, por edhe prodhimi të brendshëm industrial.
Ndaj dhe ne në programin tonë, duke përcaktuar si shtyllë kryesore të këtij programi ekonominë, zotohemi që në një periudhë të shpejtë, së pari të shndërrojmë rritjen ekonomike në mirëqenie, përmirësim të buxhetit të qytetarëve shqiptarë dhe së dyti, me një klimë miqësore ndaj biznesit të nxisim gjithnjë e më shumë suksesin, të mbështesim suksesin e tij. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.