Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha rendit çfarë bëri ai me buxhetin në 2005-2013: GDP u rrit në 10 miliardë, rrogat u dyfishuan, pensionet u rritën mbi 70%

04/11/2024
Berisha rendit çfarë bëri ai me buxhetin në 2005-2013: GDP u rrit në 10 miliardë, rrogat u dyfishuan, pensionet u rritën mbi 70%
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha rrëfeu sot se në vitet 2005-2013 prodhimi i brendshëm u rrit në 10 miliardë, rrogat u dyfishuan, pensionet u rritën mbi 70% dhe u ndërtuan 11 mijë km rrugë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në vitet 2005-2013 prodhimi i brendshëm u dyfishua. Buxheti u dyfishua. Prodhimi u rrit nga 5 miliardë në 10 miliardë.

Por më falni, si u pasqyrua kjo rritje tek qytetari shqiptar? Si e ndjeu këtë rritje qytetari shqiptar?
Këtë rritje të prodhimit të brendshëm nga 5 miliardë që ishte në 2005, në 10 miliardë në 2013 qytetari shqiptar e ndjeu me dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave të tij.

E ndjeu pensionisti shqiptar me dyfishimin e pensionit minimal, me rritjen 70, 80% të pensionit mesatar dhe rritjen me 50% të pensionit maksimal.

E ndjeu qytetari shqiptar me ndërtimin e 11 mijë kilometrave rrugë me një buxhet gjysma e buxhetit të këtij viti. 11 mijë kilometra rrugë.
Ndërtimin e 1300 shkollave, kopshte e objekte arsimore. Shtrirjen e internetit dhe ngritjen e laboratoreve të informatikës me 26 mijë kompjutera në 2100 shkolla të vendit.

E ndjeu, me ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza nga Shëngjini në Ksamil.

E ndjeu, me uljen drastike të çmimeve telefonike celulare, me uljen drastike të çmimit të internetit.

E ndjeu, me mbidyfishimin e bizneseve në mbarë vendin.

Të dashur miq, pra, në rast se prodhimi i brendshëm u rrit vërtetë 100%, dhe po kaq buxheti i shtetit. Këto u konvertuan ashtu siç duhet në mirësi për qytetarët shqiptarë.

Paratë ishin të tyre. Qeveria kishte një detyrë dhe vetëm një, t’i shpërndante ato në mënyrën më të drejtë të mundshme, më të ndershme të mundshme. r.p

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej