Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ PD rreshton pronat që dyshohet se lidhen me Fatmir Xhafën

05/10/2024
LISTA/ PD rreshton pronat që dyshohet se lidhen me Fatmir Xhafën
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Km Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, deklaroi sot zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për shtyp në selinë e PD.

Denoncimi nga PD mbështetet tek një investigim nga emisioni Plug në syri tv ku ndër të tjera rreshtohen investime dhe pasuri të dyshuara si të lidhira me pushtetin e Fatmir Xhafës.

“Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratuara nga Edi Rama.

Fatmir Xhafaj, autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Plug’, tha Vangjeli.

LISTA/ Bëhet fjalë për:

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.

Opozita ka kërkuar hetim pasuror për Fatmir Xhafajn.

”Për shkak të vëllait të tij trafikant ndërkombëtar droge të dënuar nga drejtësia italiane, Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim pasuror financiar siç e parashikon ligji antimafia dhe jo në krye të komisionit të ashtuquajtur “antikorrupsion” e as në pozicionin për të thirrur në raportim të gjitha institucionet e asaj që quhet “drejtësia e re”.

Refuzimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë për t`u paraqitur para Fatmir Xhafajt është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur i cili do të ishte i kotë, nëse Fatmir Xhafaj nuk merret nën hetim për të kuptuar burimin e pasurive të tij”, thuhet në deklaratën e PD. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.