Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Irani sulmon Izraelin, shi raketash në të gjithë vendin. Dy terroristë vrasin qytetarë në Tel Aviv

01/10/2024
Irani sulmon Izraelin, shi raketash në të gjithë vendin. Dy terroristë vrasin qytetarë në Tel Aviv
Share on FacebookShare on Whatsapp

Irani sulmoi këtë mbrëmje Izraelin me një shi raketash, njl sulm që vetëm pak orë më parë e lajmëroi edhe SHBA.

Autoritetet izraelite kanë dhënë instruksione për popullatën në zona të caktuara të Izraelit, duke i orientuar të shkojnë në vendet e sigurta.

Ndërkaq ushtria iraniane e ka përshkruar sulmin.

“Sistemi mbrojtës ajror është në punë. Po intercepton kërcënimet edhe në këtë moment që po flas”, tha zëdhënësi i ushtrisë në një Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar me një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.

Garda Revolucionare e Iranit e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.

Garda tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme” dhe do të njoftonte detajet më vonë.

Në të njëjtën kohë kur Irani nisi një sulm me raketa kundër Izraelit, një sulm terrorist ka tronditur Tel Avivin.

Në jug të kryeqytetit izraelit, është sulmuar një stacion tramvaji pranë Jaffa rreth orës 19:00 nga dy persona të armatosur që dolën nga treni i tramvajit dhe hapën zjarr në drejtim të qytetarëve.

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar gjashtë të vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmi, me katër prej tyre që janë në gjendje kritike për jetën.

Agresorët janë neutralizuar nga një qytetar dhe një roje sigurie që ndodheshin në vendngjarje dhe hapën zjarr ndaj tyre. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy terroristët dalin nga treni dhe njëri prej tyre mban në duar një armë automatike. r.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.