Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama i shmanget debatit për emërimin nga krimi të drejtorit të policisë. Lëshohet me përroin e tij psikologjik kundër Bardhit

12/09/2024
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ka shpërthyer në fyerje ndaj Gazment Bardhit pasi ky i fundit i lexoi në Parlament biseda të kriminelëve në Sky Cc, përmes të cilave ia dolën të caktonin drejtor policie në Shkodr atë që donin.

Si gjithnjë Rama i iku cështjes duke ndërtuar përroin e tij psikologjik.

Ai po përgjigjej në intepelancën për çështjen e anijeve me mbetje toksike të kërkuar nga PD.

Rama tha se fjalimi i Bardhit i nxori mallin e ish-kryetarit të tij në PD, Lulzim Basha.

“Nuk e di a ju ndodh dhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli për të shkretin Lul, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madh midis nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin.

Thashë në fillim, përgjatë dhe në fund që këto mallra, me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme.

E dëgjuat reagimin e reaguesit të gjetur në konfuzionin e ekspertizës së tij, se unë ekspert nuk jam dhe për këtë arsye mësoj duke ulur kokën të lexoj dhe patjetër të dëgjoj nga ekspertet. Kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lartë, i futet dhe ekspertiza në gojë nga lartë, e rrotullon nëpër gojë ekspertizën gjerë edhe gjatë dhe vjen ta pështyjë këtu. Se flet zotëria për kush jam unë, e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë, por nëse unë nuk gaboj është zotëria që tha: po erdhi Saliu me Flamurin në godinë, unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lartë e për të parë Saliun.

Kështu që është problem i madh, shumë problem i madh dhe problemin më të madh këtu e ka ai që është në kat të tetë që nuk ngeli balerinë pa i shkuar atje te parvazi e pa i thënë ma lër mua ta tund belin për ty.

Tani një fjalë serioze për këtë punën e krimit të organizuar.

Zotrote je ai që iu the këtyre, iu the atyre, iu the shqiptarëve: kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun sepse i kishe çuar një informacion, mirë e bëre, se ndryshe do përfundoje si babale Salivani që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë, por unë, nuk e keni mësuar akoma ju se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë. Do duroj deri këtu SPAK të nxjerrë të vërteten dhe pastaj do kemi dhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je kokën lartë me gojë hapur dhe unë s’ta hedh dot në gojë atë që merr ti nga atje lart, por do ta kemi dhe një ballafaqim tjetër, dakord?

Ju përshëndes edhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloheni në gojë, hajde pështyjeni këtu dhe pështymën që do merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në ’97-ën!”, tha Rama. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.