Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër

02/09/2024
Berisha: Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër, ndërsa komentoi abuzimet me tenderat me fonde publike.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Kurrë ndonjëherë dhe dua t’ua them këtu, as në vitet e diktaturës, kjo që ndodh me të sëmurët rëndë, në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Kjo ndodh, sepse këta zyrtarë, këta qeveritarë, të pangopur vjedhin edhe paratë e ilaçeve të të sëmurëve tanë.

Kjo që ndodh me shëndetësinë, ndodh me arsimin, i cili pas një ngjitje vertikale, prap kishte shumë punë për të bërë, por ngjitja ishte premtuese, shpresëdhënëse. Pësoi në 8 vitet e tyre rënien më turpëruese, rënien më vertikale, rënien më dëshpëruese, më të thellë, më të shpejtë në botë.

Shqiptarët, pasi iu vidhet vota, vidhen në çdo gjë tjetër.

Miq, kur mendon se 1 km rrugë, një autostradë 27 metra e gjerë në Kroaci, u ndërtua me 1.2 mln euro, kurse 1km autostradë në fushë në Tiranë ndërtohet 12 herë më shtrenjtë me 15 mln euro.

A ka njerëz më të vjedhur se shqiptarët? A ka hajdutë më të pangopur se këta qeveritarë?

Ju garantoj, se në rrafshin personal, udhëheqin gjakësorë të diktaturës nuk kanë vepruar kurrë në këtë mënyrë, siç vepron Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Blendi Gonxhe, jo kurrë! r.p

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej