Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Balluku: Po dëmtojmë imazhin e Shqipërisë me retorikën e helmeve në Port. Pyetje asfiksuese e gazetarit Rizai për ministrin Vengu

28/08/2024
Balluku: Po dëmtojmë imazhin e Shqipërisë me retorikën e helmeve në Port. Pyetje asfiksuese e gazetarit Rizai për ministrin Vengu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha sot në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë se Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me daljen e 816 ton mbetje të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

“Do t’i bëja thirrje medias që të tregohen të kujdesshme tek analizojnë këtë çështje. Do ta konsideroja të komplikuar nga ana juridike. Afektojnë imazhin e Shqipërisë, do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin ngavproceset që kanë nisur për këtë çështje mjedisore, që afekton imazhin e Shqipërisë.

Çështja e mbetjeve dhe porti i Durrësit janë dy gjëra të ndryshme sepse kam vënë re që përfshihen ministritë apo Autoriteti portual. Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në ’98, kjo është për t’ju dhënë fakte që ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin ministria e Mjedisit ua ka bërë me dije. Nuk është asgjë e re, ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane.

Ka qenë procedurë normale deri kur mori këtë përmasë, por duhet thënë se Autoriteti Portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces. Autoriteti Portual me koncesionarin që ka kryer këtë transport janë dy entitete konkurrente. Do të ndaja këtu informacionin për këtë çështje pasi qeveria dhe instancat janë angazhuar që ditën e parë në bashkëpunim me OLAF, dhe do të kërkoja që secili t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe më pas të flasim. Të mos e kthejmë këtë çështje procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Balluku.

Ndërkaq ish drejtori i Portit, Pirro Vengu, aktualisht ministër Mbrojtjeje prej disa ditësh u pyet nga gazetari Ermal Rizai nëse ishte emëruar ministër për shkak të skandalit të mbetjeve. Vengu nuk u përgjigj duke vlerësuar shpjegimet e Ballukut shterruese për çështjen. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin francez në Ksamil, me precedentë penalë në Britani

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.