Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, thirrje diplomatëve shqiptarë: Mos punoni për interesat e narkoqeverisë por për interesat e shqiptarëve

26/08/2024
Berisha, thirrje diplomatëve shqiptarë: Mos punoni për interesat e narkoqeverisë por për interesat e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot fjalimin e kryeministrit Edi Rama para diplomatëve shqiptarë duke kërkuar që ata të mos lobonin narkoqeverinë sic e konsideroi Berisha qeverinë Rama por interesat e shqiptarëve.

“Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai në fqinjin jugor, kryekëput për interesa të tij mafioze të tij personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë së Himarës. Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarin e zgjedhur të bashkisë me rrëmbimin e mandatit në mënyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë.

Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, Edi Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës. Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me patuprësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohet në 90 përqind nga shqiptarët.

Edi Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më të paskrupullt. Marrëdhënie pothuaj të ngrira janë dhe në Malin e Zi.

Të gjitha këto, sepse Tirana e Edi Ramës, Tirana zyrtare, nuk respekton asnjë parim të rregullojë marrëdhëniet ndërshtetërore, ndjek vetëm interesa mafioze, vetëm interesa klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Së dyti, mashtroi, siç është zakon. E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshili Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politi. Shqipëria so është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje penale.

Pra, jo që s’ka progres, por në një rast unik po bën 4 vite që nga dita e vendimit për të hapur negocita, e vendimit në parim, por negociatat nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të qendrimeve anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare, ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Në këtë kontekst, jam i bindur se  një diplomaci në funskion të interesave në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe unë iu bëj thirrje diplomatëve shqiptarë të qendrojnë si përfaqësues të Shqipërisë, dhe jo të kreut të narko-shtetit, Edi Ramën”, tha ndër të tjera Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

23/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.