Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD, dyfishim të mbështetjes për fermerët kur të vijë në pushtet

12/08/2024
PD, dyfishim të mbështetjes për fermerët kur të vijë në pushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike do të dyfishojë mbështetjen për fermerët në momentin që do të vijë në pushtet. Ky është premtimi i Drejtuesit të Departamentit të Bujqësisë Gjok Vuksanit dhe Kryetarit të PD së Lushnjës Eduart Sharkës gjatë një takimi me fermerë.

Dy drejtuesit e Departamentit të Bujqësisë thanë se vëmendja e Partisë Demokratike do të kthehet tek bujqësia.

Ndërsa vetë fermerët u shprehën se ndjehen të braktisur pasi këtë vit kanë dalë me humbje në prodhim dhe shitje.

Sipas tyre mbështetja e qeverisë nuk ekziston dhe çmimet e ulëta të shitjes këtë vit i ka çuar drejt kolapsit.

Fermerët u shprehën se mundi i tyre po shkon dëm për shkak se qeveria po favorizon importin.

“Çdo hektar ka dalë me një kosto prej më shumë se 1 milionë e gjysëm lek minus. Shpenzime totale ka qenë mbi 6 mln, dhe të ardhurat janë tek 4 mln”, tha një fermer.

“Jo vetëm shalqini, domatja, specat, qepa që e dinë mirë të gjithë. Me patate, me të gjitha janë me humbje të papame. Shteti nuk interesohet se ky do doganë, tonazhin dhe traun që ka vënë në Kukës. Ne jemi jashtë mase, jo të dorëzuar, por të falimentuar komplet”, theksoi një tjetër fermer.

Prodhimi dhe shitja e shalqinit për një tjetër fermer ka qenë e dobët. “Sot e shesim 10 lek kilogram, nuk mbulojmë shpenzimet e këtij viti. Nuk kemi ndërmend të shtojmë sipërfaqen për vitin që vjen me këto çmime”, tha ai

Drejtuesi i Departamentit të Bujqesisë Gjok Vuksani theksoi se fermerit shqiptar i mungon subvencionimi dhe politikat mbështetëse për fermerët.

“PD ka një program shumë të qartë që synon të mbështesë fermerin për njësitë e prodhimit dhe aty ku është e domosdoshme edhe për sipërfaqen. Që në vitin e parë të qeverisjes do të dyfishohet sasia e mbështetjes për bujqësinë dhe që do ti jepet fermeti.

Kryëtari i PD Eduart Sharka tha se kërkesat e fermerëve janë plotësisht të realizueshme vetëm se qeveria nuk ka dëshirë t’i dëgjojë.

“Në pikat e tjera siç i kanë kërkuar fermerët, do të mbrohet produkti vendas. Do të zbatohet marrëveshja e CEFTAS, nuk do të hynë produkte të rajonit pa u markuar me tarifat për subvencionet që marrin në vendet e tyre”, tha Sharka.

Gjok Vuksani dhe Eduart Sharka i kanë premtuar fermerëve që kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të dyfishojë mbështetjen për bujqësinë si dhe do të merren masa për importuesit. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.