Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anulimi i koncertit të Taylor Swift në Austri, kush është 19 vjeçari nga Maqedonia e Veriut që qëndron pas aktit terrorist

08/08/2024
Anulimi i koncertit të Taylor Swift në Austri, kush është 19 vjeçari nga Maqedonia e Veriut që qëndron pas aktit terrorist
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoritetet austriake arrestuan të mërkurën një shtetas të Austrisë 19 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten Zërit të Amerikës se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”. Autoritetet austriake arrestua të mërkurën një shtetas të Austrisë 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë.

Shkupi sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës “po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.

Portali “360stepeni” në Maqedoninë e Veriut shkroi se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari. Portali iu referua sic tha, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”

Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.

Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë.

Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin shtypi në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.

“Ai deklaroi se donte ta kryente sulmin duke përdorur eksploziv ose armë të ftohta, armë këto që janë gjetur. Ai po i shqyrtonte të dyja opsionet. Qëllimi i tij ishte të vriste veten dhe një turmë të madhe në koncert”, tha Omar Haijawi-Pirchner, drejtor i Sigurisë dhe Zbulimit austriak.

Autoritetet publikuan një fotografi të mbuluar të 19-vjeçarit i cili kishte lënë punën me 25 korrik, duke deklaruar se “kishte ende plane të mëdha”.

I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaida në shtëpinë e tij.

Fqinjët e 19 vjeçarit të arrestuar, thanë të enjten se familja e tij jetonte shumë e mbyllur.

“Ne nuk i shihnim ata në oborrin e shtëpisë së tyre apo fëmijët e tyre jashtë”, tha një fqinje, duke qëndruar në pragun e saj.

“Ata ishin gjithmonë miqësorë dhe përshëndesnin, por ideja për të shkuar tek ata për të pirë kafe së bashku ose për të ardhur për të na parë, nuk ndodhi”, tha ajo.

Sipas fqinjës, familja e të dyshuarit u zhvendos në Ternitz, një orë larg me makinë në jug të kryeqytetit austriak dhe afër kufirit hungarez, rreth pesë vjet më parë.

“Ata u shpërngulën këtu nga Vjena. Ata janë vjenez me prejardhje nga Maqedonia (e Veriut)”, shtoi ajo.  Zëri i Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.