Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vritet në vendin më të sigurtë për të lideri i Hamasit, Irani në alarm

31/07/2024
Vritet në vendin më të sigurtë për të lideri i Hamasit, Irani në alarm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është vrarë sot në mëngjes lideri i Hamasit Ismail Haniyeh në vilën e tij në Teheran.

Irani njoftoi se ai u vra pas një sulmi izraelit në rezidencën e tij që ndodhi në orën 2:00 të mëngjesit me orën lokale.

Vdekja e Haniyeh vjen disa orë pasi Izraeli tha se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut.

Haniyeh kishte qenë kreu i byrosë politike të Hamasit që nga viti 2017. Ai gjithashtu shërbeu si kryeministër i Autoritetit Kombëtar Palestinez nga 2006 deri në 2007 dhe kreu i administratës së Rripit të Gazës nga viti 2014 në 2017.

Presidenti palestinez Abu Mazen e dënoi vrasjen e liderit politik të Hamasit, duke ftuar “popullin palestinez dhe forcat popullore për unitet, durim dhe vendosmëri përballë pushtimit izraelit. Një akt frikacak dhe një zhvillim i rrezikshëm”, e cilësoi ai vrasjen e kreut të organizatës.

Garda Revolucionare e Iranit tha se ata “po hetojnë incidentin e vdekjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe do të shpallin rezultatet e hetimit më vonë”.

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi do t’i përgjigjet vrasjes së Haniyeh.

“Ndërkaq Irani po mban një takim urgjent të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare në rezidencën e liderit suprem, Ali Khamenei, një ngjarje që ndodh në rrethana të jashtëzakonshme”, shkruan në X “Iran international”.

Izraeli sulmoi një ditë më parë edhe Libanin duke bombarduar në Bejrut një bastion të Hezbollahut.

Objekrivi ka qenë Fuad Shukr, numri dy i grupit ekstremist.

Por ndërsa televizioni publik në Izrael pretendon se ai ka mbetur i vrarë, media të tjerë thonë se Shukr ka mbijetuar. Sipas ushtrisë së izraelit eksponenti i lartë i Hezbollahut ishte përgjegjësi i sulmit me raketa në Lartësitë e Golanit ditën e shtunë, ku u vranë 12 fëmijë. r.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.