Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK përfundon hetimin për Fatos Tushën, fshehu pasurinë në vetura dhe apartament në Lungomare. Detajet

24/07/2024
Plagosja e kryebashkiakut/Vjen reagimi i parë nga PD-ja: Ish-shoferi ishte trafikant, u prishën pazaret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal me të pandehur ish kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë.

“Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:

  1. Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, apo dhe për punime dhe mobilime, të cilat në shumën reale totale (investimi vlerë 2,262,000 Lekë). Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri. Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive me vendimin Nr. 136., datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  2. Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar huanë/borxhin e marrë nga shtetasi I. L. sipas deklaratës noteriale Nr. 3124 Rep., Nr. 1320 Kol., datë 15.09.2020, notere A. M.;
  3. Në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra me Nr. indeksi 09559, i vitit 2021, nuk ka deklaruar investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, model “S350CDI 4MATIC” (me vlerë të paguar 39.620 Euro) dhe “C200CDI”, marka “Mercedes Benz” (me vlerë të paguar 7.290 Euro), gjithsej në vlerën 46.910 Euro. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident i rëndë në aksin Tiranë Durrës, një grua goditet me makinë

6 shumë të kërkuar ekstradohen sot nga Dubai

05/06/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Miratohet nga Senati ambasadori amerikan në Shqipëri

04/06/2026
Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

04/06/2026
Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

04/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë në aksin Tiranë Durrës, një grua goditet me makinë

6 shumë të kërkuar ekstradohen sot nga Dubai

05/06/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Miratohet nga Senati ambasadori amerikan në Shqipëri

04/06/2026
Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

04/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.