Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komisioni për TIMS: Dëshmitë e drejtuesve kontrafiktore, dosja me hetimin shkon në SPAK. Lista me emrat

23/07/2024
Komisioni për TIMS: Dëshmitë e drejtuesve kontrafiktore, dosja me hetimin shkon në SPAK. Lista me emrat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë përfunduar punimet e komisionit parlamentar për TIMS ndërsa komisioni doli me dy raporte.

Sipas konkluzioneve të komisionit që u drejtua nga deputeti i PD, Ervin Salianji se ‘kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon: Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla; Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku; Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu; Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça; Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi; Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa; Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska; Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj’.

Përgjegjësitë institucionale: Në vijim të konkluzioneve të mësipërme, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon:

(i)​Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla;

(ii)​Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi;

(iii)​Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;

(iv)​Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu; 

(v)​Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça;

(vi)​Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;

(vii)​Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;

(viii)​Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska;

(ix) ​Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.

Për hetimin e rolit dhe veprimtarisë së paligjshme të këtyre shtetasve, vlerësojmë se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë, i thelluar dhe i gjithëanshëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund të nxjerrë në dritë edhe fakte të reja të paligjshme, ashtu si edhe të identifikojë persona të tjerë, që mund të jenë identifikuar gjatë hetimit parlamentar. Sjellim në vëmendje, se për shkak të zvarritjes së dërgimit të kërkesave për informacion nga deputetët e mazhorancës, vonesës në kthimin e përgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e përgjigjeve nga institucionet, si në rastin e Këshillit të Ministrave, rrëzimit të kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qenë në pamundësi objektive për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që do të çonin në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Prandaj, SPAK, pasi t’i vihet në dispozicion ky material, në përputhje edhe me kompetencën e saj lëndore të parashikuar nga neni 135, pika 2, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ka mundësi të hetojë dhe zbardhë të plotë veprimtarinë e paligjshme të personave të sipërcituar. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.