Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, thirrje këmbëngulëse për bashkimin me PD edhe të demokratit më të largët

20/07/2024
Berisha, thirrje këmbëngulëse për bashkimin me PD edhe të demokratit më të largët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje sot për bashkimin e të gjithë demokratëve pavarësisht problemeve e hatërmbetjeve. “Thirrja ime e zemrës është për të gjithë demokratët, të bëjnë çdo përpjekje për rikthimin në shtëpinë tonë të secilit”, tha Berisha gjatë protestës së 201 për lirimin e tij nga arresti me burg.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ka vetëm një rrugë për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin e zgjedhjeve të lira, fitoren e opozitës dhe kjo rrugë është beteja jonë pa kthim gjer në fitore.

Kjo rrugë kërkon nga ne të bashkohemi më shumë se kurrë.
Kjo rrugë kërkon nga çdo demokrate e demokrat të ngrihet mbi çdo ndjenjë personale, mbi çdo hatërmbetje, mbi çdo padrejtësi që i është bërë atij që ai mendon dhe të bashkohemi në kontributin tonë të përbashkët.
Në betejën tonë të përbashkët.
Të bashkohemi për dashurinë që ne kemi për këtë vend.
Të bashkohemi për nderimin dhe respektin që kemi për lirinë dhe dinjitetin e njëri-tjetrit.
Të bashkohemi për interesin kombëtar, për shpëtimin e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, thirrja ime e zemrës është për të gjithë demokratët, të bëjnë çdo përpjekje për rikthimin në shtëpinë tonë të përbashkët të secilit demokrate e demokrat që për një arsye apo një tjetër, për një opinion apo për një tjetër, nuk u bashkua me ne gjer sot.

Berisha: Motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së

Demokrate e demokratë, duhet t’u rikujtoj se motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së.
Është motoja e shndërrimit të kësaj partie në një parti të vërtetë të vlerave më të çmuara të lirisë.
Miqtë e mi, ju rikujtoj ju dhe çdo shqiptari se midis të tjerash, njëri nga përkufizimet më të drejta të lirisë është se liria ime përfundon aty ky fillon liria e tjetrit.
Në këtë kontekst, ftoj çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë.
Krahasuar me dashurinë për Shqipërinë që na bashkon.
Krahasuar me mbrojtjen e interesit kombëtar që na bashkon.
Krahasuar me misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së shëmtuar të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Krahasuar me misionin tonë historik për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Për rikthimin e rotacionit politik.
Për ndryshimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për fitoren e PD-së.
Pra, është në detyrën tuaj demokrate e demokratë të shtrini dorën, të trokisni te çdo demokrate e demokrat pavarësisht se sa pak janë ata që ende hezitojnë të bashkohen me ne.
Të vijnë midis nesh si të barabartë mes të barabartëve, si bashkëluftëtarë në një betejë epike, në një betejë që kërkon guximin tonë.
Në një betejë që është beteja e jetës sonë.
Beteja e misionit tonë.
Beteja e shpëtimit të Shqipërisë.
E rikthimit të demokracisë në Shqipëri. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.