Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dita e 200 e protestave para apartamentit të tij, Berisha: Ngjarja me vajzat në Elbasan, fytyra e këtij shteti

19/07/2024
Dita e 200 e protestave para apartamentit të tij, Berisha: Ngjarja me vajzat në Elbasan, fytyra e këtij shteti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot në ditën e 200 të protestave përballë apartamentit të tij atentatin me eksploziv ndaj një vajze në Elbasan, e cila jetonte me një shoqen e saj, teksa tha se ky rast është fytyra e shtetit të sotëm.

“Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia.

Minën për t’i hedhur në erë dy vajza të reja. Një 27-vjeçar që kaloi aty është sot në gjendje kritike për jetën.
Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto.
Dhe nga qelia ku është, u çoi minën me sahat për t’i hedhur në erë të dyja.
Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve.
Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë”, shpjegoi Berisha.

Në vijim kreu i PD, Sali Berisha tha se Alistair King-Smith, ambasadori i madhërisë së tij, mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij.

”Njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij. Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson… ti turpëron vendin tënd. Pra, miqtë e mi, ua thashë këtë shembull për të kuptuar se me çfarë mafie përplasemi.

Po nëse ne nuk qëndrojmë si shqiptarë, Shqipëria ka marrë fund.
Shqipëria pas 60 vitesh do banohet vetëm nga trafikantë, nga kriminelë.
Shikoni turizmin si është përgjysmuar.
Shqipëria po falimenton, ndaj dhe i bëj thirrje sonte çdo shqiptari të ngrihet.
Të ngrihet fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit të tij.
Për mbrojtjen e vendit të tij nga kjo mafie shkatërrimtare shqiptare dhe ndërkombëtare”, tha Berisha. a.b

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej