Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Verifikoni nëse janë ministrat e mi. Duket sikur thotë ‘mos nisni para ashtu kot’

22/06/2024
Rama: Verifikoni nëse janë ministrat e mi. Duket sikur thotë ‘mos nisni para ashtu kot’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot suksesin e disa mashtruesve përmes telefonit që ia dolën tu marrin biznesmenëve shqiptarë qindra mijëra euro duke u hequr si ministra, kryebashkiakë dhe nivele të tjera afër kryeministrit Rama.

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale,” shkroi Rama në reagim.

E cuditshme është se Rama thotë verifikoni emrin dhe nuk thotë mos çoni para me qese se është krim ndërkaq edhe për atë që i çon veç atij që mashtron.

Po nëse emri del i saktë cila është këshilla e Kryeministrit Rama?

Pas skemës së mashtrimit dyshohet se është një shqiptar me banim në Gjermani, Florian Gjergji, i cili aktualisht është në kërkim ndërkombëtar.

Vetëm dy javë më parë shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaluan në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor,Argen Hoxha, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Hoxha dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, besohet 100 mijë euro, administratorit të një biznesi që merret me transport ndërkombëtar nga Librazhdi, Flamur Rrushi.

Mashtruesi kërkoi nga biznesmeni 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Biznesmeni nuk dyshoi aspak dhe i dorëzoi korrierit paratë, që në fakt ishte në taksist, duke menduar se po ia çonte ministrit Balla.

Një tjetër rast i përket një arkitekti të njohur të cilit mashtruesit i dërguan nje mesazh në rrjetin social Signal duke iu prezantuar si Erion Veliaj në Tiranë. Pas disa bisedave, ata i kërkuan biznesmenit 70 mijë euro.

Florian Gjergji dyshohet se të paktën në 4 raste të tjera, ka organizuar të njëjtën skemë vjedhje, që nga viti 2023, e para i përket një biznesmeni në Kamzë të cilit i kërkoi 13 mijë euro, për të vijuar me pas me një pronar kazinoje dhe më vonë me dy ndërtues në Tiranë mes të cilëve edhe pronari i hotel ‘Tirana’. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.