Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tenderat për rrugët, si skualifikohen kompanitë për të nxjerrë fitues të paracaktuarin

15/06/2024
Tenderat për rrugët, si skualifikohen kompanitë për të nxjerrë fitues të paracaktuarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD denoncoi sot tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar të cilët zhvillohen pa garë për shkak se skualifikohen kompanitë e tjera.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur fitues këta operatorë, tha sot zëdhënësja antikorrupsion Genta Vangjeli.

“Konkretisht për procedurat ofertat e të cilave u hapën në datën 08 Maj 2024, me objekt:

Ndërtim rruga Berat-Ballaban, subjekti që pritej të shpallej fitues, dhe sic u paralajmërua nga ne, ishte firma me iniciale “C’ shpk.

Në datën 5 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 19.7 milion euro.

Sipas Open Data procedura është vlerësuar me Flamur të kuq që dmth skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit.

Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga ne, ishte kompania me inicialet “A. C” shpk

Në dt 4 Qershor ARRSH shpalli fitues kundrejt vlerës 14.2 milion euro operatorin e paralajmëruar nga PD.

Sipas Open Data edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit.

Procedura me objekt: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, Faza V, subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga PD, ishte kompania inicialet G..C…. shpk.

Në dt 3 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 24 milion euro ose 99% e vlerës limit.

Sigurisht që edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit”, tha detaje Vangjeli.

Ajo tha se garat publike nuk i nënshtrohen konkurencës e cila mundëson që gara dhe shqyrtimi profesional të zotërojnë, por përdoren favoret politike.

Për të shmangur çdo rrezik gjatë garës krerët e ARRSH e vendosin paraprakisht fituesin, përfundoi Vangjeli. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.