Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Vëllezërit Avdylaj, ‘aksionerë politikë në Durrës e Shijak”, në kërkim nga SPAK, arrest me burg.

17/05/2024
EMRAT/ Vëllezërit Avdylaj, ‘aksionerë politikë në Durrës e Shijak”, në kërkim nga SPAK, arrest me burg.
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy emra të njohur në Shijak, vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj janë shpallur në kërkim nga SPAK në mesin e 43 personave në të gjithë vendin, kryesisht Tiranë, Durrës, Kurjë, Lezhë dhe Vlorë.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, vrasje, prostitucion ndërsa ka lidhje të forta politike, më qeverinë së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, realizimin e premtimit ndaj kryeministrit për votat ndërkohë që urdhëronin përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017, drejtorëve të rëndësishëm si dhe kryetarit lokal të PS.

Më herët ai ishte me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, por u lirua pas 13 vitesh pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitin 1996 kur është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit. Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin.

Ndërkohë, operacioni i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” arrestoi plot 22 persona. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të drejtuara nga Shijaku e Maminasi, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Në krye të tyre ishte i njohuri Astrit Avdyli ose ndryshe Astrit Balliu që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për këtë çështje janë nisur që në dhjetor të vitit 2016. Hakmarrja vijoi pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK, janë zbuluar disa nga emrat për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Mësohet se në listë janë vëllezërit Duka, Erlis dhe Leonard Duka, vëllezërit Durim dhe Valter Bami, Endrit Dokle, Plaurent Dervishaj dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka. Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh.

EMRAT:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doqja

Arben Ndoka

Xhevi Ndoka

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.