Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britania ndez motorët e avionëve për Ruandë pas kalimit të ligjit në Parlament

23/04/2024
Britania ndez motorët e avionëve për Ruandë pas kalimit të ligjit në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fluturimi i parë nga Britania drejt Ruandës të kryhet brenda 10-12 javësh, indjekur nga fluturime të shumta, pas kësaj, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme britanike, fill pas miratimit të një ligji në parlamnetin britanik që lejon ‘eksportin’ e emigrantëve të paligjshëm të cfarëdo kombësie drejt Ruandës në Afrikë.

Ky legjislacioni themelor do të thotë, se Ruanda duhet të konsiderohet një vend i sigurt për qëllimet e zhvendosjes sënjerëzve, përfshirë edhe nga gjykatat britanike.

Ky legjislacion do të parandalojë sfidat ligjore që përdoren për të vonuar ose ndaluar largimin e një personi në Ruandë mbi bazën e arsyetimit se Ruanda është përgjithësisht një vend i pasigurt, apo se një individ do të dërgohet në një vend jo të sigurt pas largimit nga Ruanda- një masë e njohur si“refoulement” (largimi i azilkërkuesve në vendin e tyre, ku ata mund të marrin një trajtim të keq).

Projektligji e bën të qartë pa mëdyshje se Parlamenti iMbretërisë së Bashkuar është sovran dhe vlefshmeria e çdo Akti të Parlamentit është e pacënuar nga ligji ndërkombëtar. Ministrat do të jenë në në gjendje ta mbajnë vendimin nësepërputhet me masat e përkohshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, për shembull, një detyrim i rregullit 39.  

Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly tha: “Ky legjislacion thelbësor do të thotë se tani mund të vazhdojmë planin tonë të Ruandës dhe të nisim largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu.

Mënyra e vetme për të ndaluar gomonet është të eliminojmë nxitjen për të ardhur– duke e bërë të qartë se nëse ju ndodheni këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të lejoheni të qëndroni.

Politika jonë bën pikërisht këtë dhe planet janë në rrugë të mbarë për të filluar fluturimet brenda 10-12 javësh.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha:

Miratimi i këtij legjislacioni historik nuk është vetëm një hap përpara, por një ndryshim thelbësor në ekuacionin botëror mbiemigracionin.

Ne e prezantuam Projektligjin e Ruandës për të penguaremigrantët e pambrojtur të bëjnë kalime të rrezikshme si dhe për  të shkatërruar modelin e biznesit të bandave kriminale që ishfrytëzojnë ata. Miratimi i këtij legjislacioni do të na lejojë ta realizojmë këtë dhe ta bëjmë shumë të qartë se nëse ju vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni.

Vëmendja jonë tani është tek fillimi i fluturimeve dhe jam ivendosur se asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë.

Qeveria është gati të nisë fluturimin e parë të transferimit dhe ekipet po punojnë me ritëm për ta organizuar. Kjo përfshin:

• Një pistë në gatishmëri dhe avionë komercialë të rezervuar për periudha kohore specifike
• hapësirat e paraburgimit shtohen në 2200
• 200 punonjës të trajnuar, të përkushtuar të çështjeve janëgati dhe presin të përpunojnë në mënyrë të shpejtëpretendimet
• sistemi gjyqësor ka vënë në dispozicion 25 salla gjyqi përtë trajtuar çdo çështje ligjore shpejt dhe me vendosmëri
• për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm deri në Ruandë, kemi gati 500 individë të stërvitur dhe 300 të tjerë që do të stërviten në javët e ardhshme.

Duke ju përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga Gjykata e Lartë, projekligji mbi Sigurinë e Ruandës u paraqit në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbështetet në Traktatin Mbretëri e Bashkuar-Ruandë. 

Projektligji pritet të marrë Miratimin Mbretëror në ditët e ardhshme. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026
Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026
Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.