Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sillet nga Korea e Jugut, vrasësi i taksistëve në Tiranë

06/04/2024
Sillet nga Korea e Jugut, vrasësi i taksistëve në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

U ekstradua gjatë mesnatës së mbrëmshme 50-vjeçari i dënuar për vepra të rënda penale kundër personit.

U ekstradua nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historia e ngjarjeve kriminale:

Shahini, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur nga burgu dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

“Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç dhe në kuadër të operacionit “Suporti”, ky shtetas u ekstradua drejt vendit tonë”, njofton policia e Shtetit. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kërkon imunitet ndaj arrestimit

17/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.