Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“5D, 5 drejtorët, aplikacion për bisedat mes tyre, 2 hotele në Dhërmi dhe një tjetër në Durrës”

29/03/2024
Belind Këlliçi konstaton fakte të reja që rëndojnë Erion Veliajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer në lidhje me aplikacionin sekret që përdorej nga pesë drejtorë e Erion Veliajt për të komunikuar për aferat korruptive.

Sipas tij ka edhe komunikime të Erion Veliajt dhe se këto komunikime i disponon SPAK, pasi janë gjetur në telefonin e një drejtori të arrestuar.

“Mua gjatë fushatës më ka ardhur një informacion nga brenda Bashkisë Tiranë në lidhje me kompani që operonte përmes 5 drejtorëve në Bashkinë Tiranë, që në fillim nuk e kam besuar.

Por, pasi ekipi që ka punuar me mua e shqyrtuan në detaje denoncimin dhe indiciet, rezultonte një skemë korrupsioni e ngritur në Bashki, me pesë drejtorët, Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Erion Rrapaj dhe Eltoni. Diku del edhe një drejtor i gjashtë. Këta kishin ngritur një kompani ku kishin bërë aksionerë familjarë të tyre dhe në institucionet që drejtonin, tenderat ia kalonin familjarëve. Me këto para kanë ndërtuar një nga hotelet më të shtrenjtë në Dhërmi. Po ndërtojnë tani një hotel të dytë. Kam denoncuar ndërtimin e një hoteli 15 milionë euro në Durrës.

Nga punonjës të shtetit me rroga normale, përfunduan në aksionerë të hoteleve të mëdha miliona euro. Pasi bëmë analizë të 29 tenderave ku kanë qenë titullarë, këta ua jepnin tenderat familjarëve të tyre. Kam depozituar kallëzim në prill, kur isha kandidat pë Bashkinë”, tha Këlliçi.

Në vijim ai shpjegoi se Veliaj në një media në atë kohë ka deklaruar që akuza është shpifje dhe isha paditur në gjykatë për shpifje dhe Mariglen Qato më paditi për shpifje, por nuk erdhi kurrë në gjyq.

“Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve, është që këta për herë të parë kanë ngritur një aplikacion të enkriptuar që komunikonin të pestë, madje edhe me Erion Veliajn brenda. Aty ka nisur gjithçka. Është niveli i sofistikimit që po flasim. Prokuroria i ka hyrë në detaje dhe në këtë aplikacion që ka gjetur në një nga pajisjet e një personi që u arrestua, gjetën komunikime se si shpërndaheshin tenderat, parate, porositë. Është e vërtetë.

Shoqëruar edhe me një kallëzim për një drejtor tjetër. Ajo që ndodh në Bashki, është e paimagjinueshme. Mariglen Qato ka qenë drejtues i fushatës në disa njësi. E njëjta gjë me të tjerët. Taulant Tusha është bankomati personal i Erion Velisë.

Ka patur denoncim që fabrika e asfaltit në Krrabë është vatër korrupsioni. Nuk kalojnë paratë me bankë dhe nuk faturohen, janë ndërmarrje korrupsioni. Asnjë reagim nga SPAK”, tha Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit”. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.