Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJERMANI/ Besar Nimani, çfarë dyshon policia gjermane për vrasjen e tij, historitë e boksierit kampion me ligjin

11/03/2024
GJERMANI/ Besar Nimani, çfarë dyshon policia gjermane për vrasjen e tij, historitë e boksierit kampion me ligjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ende nuk ka asnjë pistë në lidhje me vrasjen e boksierit të njohur shqiptar në Gjermani, Besar Nimani.

Sipas informacioneve të medias gjermane thuhet vetëm se ai ka pasur një mosmarrëveshje me disa persona por nuk është e qartë se për çfarë sherri bëhej fjalë. FOCUS online, mbështetur në burime policore shkruan se nuk supozohet se ky konflikt ka të bëjë me qarqe mafioze apo klane kriminale dhe se disa të dhëna tregojnë për një motiv personal.

Historitë me policinë të Nimanit

Nimani, babai i 3 fëmijëve ka pasur probleme me ligjin në disa raste sjelljesh të dhunshme.

Në vitin 2012-të, gjykata e  Bielefeld e dënoi atë me 1350 euro gjobë pasi goditi një person në kokë.

Më 4 Gusht të 2013-s, në një restorant dynerësh, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një grup turqish. Kjo ishte hera e dytë që mes tyre kishte përplasje.

Përgjatë sherrit një nga rojet e sigurisë nxjerrë pistoletën dhe duke e lënë Nimanin të plagosur me armë zjarri në këmbë.

Në shkurt të 2016-s, bashkëshortja e tij thirri policinë për shkak se po ushtronte dhunë ndaj saj. Ai u arrestua pa bërë rezistencë.

Ndërsa vitin e shkuar, në makinën e 38-vjeçarit policia zbuloi një arsenal armësh, gjatë një kontrolli në Bavari. Në atë kohë, ai i tha policisë se armët i kishte për vetëmbrojtje.

Historia

Ish-kampioni i boksit, emigroi në Gjermani në vitin 1997. Ai numëronte 26 fitore dhe vetëm 1 humbje dhe u tërhoq nga ky sport në vitin 2019.

Ai u qëllua nga dy persona sapo parkoi makinën në qytetin ku jetonte.

Fillimisht mes palëve pati një debat me tone të larta. Më pas, ata hapën zjarr në drejtim të 38-vjeçarit Besar Nimani, duke e qëlluar të paktën 10 herë. Autorët më pas u larguan nga vendngjarja në këmbë.

“Vëllai im Besar Nimani u vra sot në një atentat në Bielefeld, Gjermani. Zoti e bashkoftë me ne në parajsë. Do të jem gjithmonë krenar për ty. Të dua”, shkruan në rrjete sociale vëllait të i ish-boksierit 38-vjeçar nga Kosova, ku njoftonte vdekjen e tij. r.r

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.