Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Videoregjistrimi i publikuar nga rusët për ushtarakët gjermanë, Pistorius: Pjesë e luftës dezinformuese të Rusisë

04/03/2024
Videoregjistrimi i publikuar nga rusët për ushtarakët gjermanë, Pistorius: Pjesë e luftës dezinformuese të Rusisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha të dielën se Rusia po kryente një luftë informacioni që synon të nxisë përçarje në Gjermani. Ky ishte reagimi i tij i parë rreth publikimit në Rusi të një regjistrimi zanor të një takimi të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë.

“Incidenti është shumë më tepër se regjistrim dhe publikim i një bisede… Është pjesë e një lufte informacioni që po bën Putini”, tha ministri Pistorius. “Është një sulm dezinformimi. Synon të dëmtojë bashkimin tonë. Për rrjedhojë, duhet të reagojmë ndaj tij me kujdes të veçantë, por jo me më pak vendosmëri”.

Ministri gjerman shtoi se askush nuk beson se kjo ishte thjesht një rastësi në javën pas shërbimit funeral për udhëheqësin opozitar rus Alexei Navalny.

Të shtunën, Gjermania njoftoi se kishte filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike, pasi Moska tha se regjistrimi i një oficeri gjerman tregonte se ai po fliste rreth armatimeve për Ukrainën dhe sulmeve të mundshme nga Kievi në një urë në Krime.

Po të shtunën, duke folur gjatë një vizite në Romë, Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se “çështja po shqyrtohej me shumë kujdes”.

Regjistrimi u postua në rrjetin social Telegram nga Margarita Simonyan, një gazetare e televizionit shtetëror rus dhe drejtuese e kanalit “Russia Today”.

Agjencia e lajmeve Reuters dëgjoi regjistrimin 38 minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij.

Në bisedë, personat e përfshirë diskutojnë dërgimin e mundshëm të raketave Taurus në Kiev, një pretendim që kancelari Scholz deri më tani nuk e ka pranuar.

Ata gjithashtu flasin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe objektivat e mundshme ushtarake.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli me gazetarët të shtunën për “planet dinake të ushtrisë gjermane, të cilat u bënë të dukshme për shkak të publikimit të këtij regjistrimi. Ky është një veprim flagrant”, tha zoti Lavrov./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.